TRAJNIME

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”- TAKIME ME MATURANTËT PËR KËSHILLIMIN E KARRIERËS

Në datën 19 shkurt 2018, Qendra e Karrierës dhe Alumni, si dhe pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli”, filluan këshillimin e karrierës për maturantët. Ata organizuan takime në disa prej shkollave të mesme të Qarkut të Korçës, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Këto takime kanë për qëllim promovimin e programeve të studimit që ofron Universiteti i Korçës, si dhe kriteret e pranimit në to. Maturantët gjatë këtyre takimeve kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar të dëgjojnë, si dhe  kanë bërë pyetje të ndryshme për programet, sistemin e bursave, klubet studentore, mundësitë që ofrohen pas përfundimit të studimeve, etj. 

UNIKO, si një Universitet i konsoliduar dhe akredituar, me kurrikulat bashkëkohore, stafin akademik, kushtet dhe lehtësirat financiare, fton maturantet të zgjedhin programe e studimit që ai ofron.

    


INFORMIM I PËRGJITHSHËM ME STUDENTËT E VITEVE TË PARA”, LEKSIONE TË HAPURA NGA QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI

Qendra e Karrierës dhe Alumni zhvilloi në datat 16- 17 tetor 2017, leksione të hapura informimi me studentët e viteve të para të Universitetit “Fan S. Noli” me temë: “Informim i përgjithshëm me studentët e viteve të para”. Leksioni kishte për qëllim prezantimin e studentëve me Rregulloren dhe Statutin e Universitetit “Fan S. Noli”, të drejtat dhe detyrat e tij, si funksionojnë provimet, çfarë janë kreditet dhe procesi i Bolonjës. Studentët u informuan në lidhje me mënyrën e angazhimit në Këshillat Studentorë dhe në Qendrën e Karrierës dhe Alumnit, u njohën me zyrat në shërbim të tyre në nivel Universiteti dhe në secilin fakultetet. U njohën edhe me veprimtaritë kryesore gjatë vitit akademik ku studentët mund të bëhen pjesë aktive. Në fund të leksionit studentët bënë pyetje rreth çështjeve më me interes për ta.

    


TRAJNIM ORIENTUES ME STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KANDIDATË PËR BURSAT SUR-PLACE TË OFRUARA NGA WUS.

WUS në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “Fan S. Noli” organizuan më  15 qershor 2017 një seminar orientues me 13 studentët e përzgjedhur në prag diplomimi në nivelin Bachelor dhe Master, kandidatë për bursat Sur-Place.

Trajnimi u bazua mbi tre grupe njohurish për praktikën e punës ku këta studentë janë kandidatë. Njohuri teorike, çështje të menaxhimit të pratikës dhe në pjesën e tretë njohuri dhe këshilla për komunikimin dhe menaxhimin efektiv të kohës. Menaxhimi i praktikës, natyra dhe procesi i menaxhimit, arti i kalimit të informacionit, ideve dhe mendimeve tek personat e tretë, hartimi i një tabele javore të kohës etj, ishin fokusi i  këtij trainimi praktik dhe të bazuar në punën në grup.

Studentët që plotësojnë kriteret përfitojnë bursë 6 mujore për të kryer një praktikë profesionale të paguar në një nga institucionet shtetërore ose private në qytetin e Korçës.

   


Trajnimi me grupe të vogla studentësh ititulluar “Këshillim Karriere” (CV, Letër Motivimi, e-mail, intervista e punës)

Qendra e Karrierës dhe Alumni, gjatë muajit Prill 2017,në ambjentet e saj zhvilloi trajnimin “Këshillim Karriere”, ku studentët të ndarë në grupe të vogla në krye të 3 sesioneve patën mundësi sipas një kalendari të caktuar të përgatiten nga ana teorike dhe praktike në:

  • Shkrim i CV profesionale
  • Shprehja e motivacionit (çfarë është kërkesa e punës, letra e interesit?
  • Shkrimi i e-mail
  • Si të kërkojmë punë dhe të sillen në një intervistë pune?

Gjatë këtij muaji u trajnuan disa grupe studentësh nga programe të ndryshme studimi, kryesisht studentë të vitit të 3-të dhe masterit, ndër të cilët ky program është më i domosdoshëm.

Sesioni i parë ishte teorik dhe u shtjelluan informacionet e domosdoshme që duhet të konsiderojnë kur vendosin të shkruajnë një CV, hartojmë një letër motivimi apo interesi, të drejtohemi në mënyrë profesionale kur shkruajmë një e-mail dhe gjithashtu përgatitja për t’u përballur sa më mirë në një intervistë pune.

Sesioni i dytë, aplikanti nën udhëheqjen dhe kujdestarinë e specialistes së Qendrës së Karrierës dhe Alumni, përgatiti praktikisht CV-në e tij profesionale dhe gjithashtu hartoi një letër motivimi me tematikë “ Pozicion vullnetar pranë Qendrës së Karrierës dhe Alumni”.

Sesioni i tretë ishte një stimulim konkret i intervistës së vendit vakant të supozuar të punës, pasi aplikanti ka përgatitur paraprakisht një CV apo letër motivimi.

Pritshmëritë e trajnimit u përmbushën sepse trajnimi pati interes dhe ishte praktik, ashtu si u modelua që në fillim të zhvillohej.

​  


Sektori i Studimeve dhe Karrierës Studentore me rastin e fillimit të vitit akademik, nga data 26- 28 Tetor 2016, ka zhvilluar leksione të hapura infromimi me studentët e viteve të para të Universitetit “Fan S.Noli” me temë: “Informim i Përgjithshëm me Studentët e Viteve të Para”

Leksioni kishte për qëllim shpalosjen e Rregullores së Universitetit dhe informimin e studentëve në lidhje me funksionimin e provimeve dhe vlerësimet. Gjithashtu një orientim të përgjithshëm në lidhje me zyrat në shërbim të tyre në fakultetet përkatëse dhe Universitetin “Fan S. Noli” . Në fund të leksionit studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për çështje në interes të tyre.

    

Prezantimi ne PowerPoint (kliko)

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com