Rektori i Universitetit

Prof. dr. ALI JASHARI

REKTOR I UNIVERSITETIT ‘FAN S. NOLI” TË KORÇËS

Më qëlloi mua që, në detyrën e Rektorit, të përcjell disa fjalë për faqen elektronike zyrtare (të ristrukturuar), që është një pasqyrë domethënëse e punës dhe veprimtarisë së Universitetit “Fan S. Noli” (Nderi i Kombit”), në 45-vjetorin e krijimit të tij.

Natyrisht, mosha dhe emri i një universiteti nuk maten thjesht me vitet, si puna e njeriut, as me vendin ku zhvillon veprimtarinë, as me madhësinë apo me numrin e studentëve, sepse ka tregues të tjerë dhe standarde të matshme, që lidhen me misionin e vyer që ka ky insititucion për edukimin e brezave të rinj në përmbi 25 fusha të veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore që lëvron universiteti ynë.

Universiteti i Korçës tashmë ka krijuar profilin e tij të plotë si një institucion me emër dhe me integritet të lartë; me një infrastrukturë bashkëkohore në shërbim të mësimdhënies moderne dhe kërkimit shkencor të zbatuar; me një staf të dyfishuar në numër dhe me kualifikimet e duhura e gjithnjë në rritje; me programe studimi të konsoliduara, duke synuar hapjen programeve të reja, sidomos ato me karakter profesional, për t’u paraprirë kërkesave të tregut të punës, zhvillimit të rajonit të Korçës dhe përparësive kombëtare; me veprimtari shkencore mbarë dhe ndërkombëtare, që e kanë hapur dhe e

kanë lidhur institucionin tonë me shumë universitete të tjera; me projekte të bukshme në dobi të përngritjes shkencore të shumë prej pedagogëve dhe studentëve; me një numër të mjaftueshëm studentësh, që po shkon drejt prurjeve cilësore; me mjedise mësimore e çlodhëse për studentët, që do të shtohen edhe më shumë; me investime të nevojshme e të frytshme, që do të rriten në të ardhmen etj.

Misioni më i madh dhe më i vjetër i çdo universiteti është sendërtuar në shprehjen njohur të Virgjilit “ALMA MATER”, që do të thotë “nëna jetëdhënëse, nëna pjellore", ajo që më ka dhënë gji, ajo që jep ushqim shpirtëror”. Thelbi i këtij misioni parak ka mbetur edhe sot e kësaj dite, çka shprehet më së miri në Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, ku thuhet se arsimi i lartë është një e mirë dhe përgjegjësi publike, ndaj dhe universiteti duhet të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, për të përgatitur specialistë të lartë dhe shkencëtarë të rinj.

Pjesë e këtij misioni është dhe Universiteti ynë, “shtëpia” jonë e përbashkët, ndaj, të gjithë, si një familje e madhe, pedagogë, studentë e punonjës ndihmësmësimorë, do të krijojmë një mjedis pune të ngrohtë dhe frymëzues, ku secili ka rolin e vet të çmuar, duke punuar së bashku dhe me përkushtim për të përballuar sfidat aktuale që kemi për zbatimin e reformës së arsimit të lartë dhe për akreditimin institucional, në mënyrë që Universiteti i Korçës të radhitet me dinjitet e besueshmëri përkrah dhe në ballë të institucioneve më të mira të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet