FREKUENTIMI NË VEPRIMTARITË E NDRYSHME FORMUESE

 
Detyrimet për frekuentimin e veprimtarive mësimore (orë diskutimi në auditor, leksione, seminare, ushtrime, laboratore) përcaktohen në syllabuset përkatëse të lëndëve që shoqërojnë këtë program studimi.
 
Ø  Studentët kanë detyrimin për frekuentimin  në masën 75% të veprimtarive mësimore të një disipline. Në rast të mosplotësimit të këtij detyrimi, studenti humb të drejtën e hyrjes në provim për sezonin e radhës të kësaj disipline dhe në procesverbalin e shlyerjes së detyrimeve bëhet shënimi “Nuk fiton”. Ky shënim shoqërohet me pikët e vlerësimit të vazhduar, të cilat studenti i mbart në sezonet e provimeve të mbartura.
 
 Ø  Studenti që frekuenton më pak se 50% të orëve mësimore të detyruara të ndara për cdo formë mësimi (leksion, seminar, ushtrime, laboratore) shpallet i paklasifikuar dhe nuk lejohet të hyjë në asnjë nga sezonet e provimit të asaj disipline dhe në  procesverbalin e shlyerjes se detyrimeve bëhet shënimi “Nuk ka frekuentuar”. Ai qoftë si student përsëritës në vitin përkatës, apo si mbartës  i kësaj lënde në vitin pasardhës, është i detyruar të frekuentojë lëndën në vitin e ardhshë akademik.
 
Ø  Bazuar në Rregulloren e Studimeve të Universitetit “Fan S. Noli”- Nenin 58 Riprovimet dhe mbartja e provimeve, për të kaluar në vitin e dytë (semestri i tretë), studenti që ndjek studimet në sistemin me kohë të plotë duhet të ketë përfituar minimumi 20 kredite. Për të kaluar në Vitin e tretë (semestri i pestë), studenti që ndjek studimet në sistemin me kohë të plotë duhet të ketë përfituar minimumi 60 kredite (nga viti i parë dhe i dytë i programit të studimit).
Çdo gjë tjetër që lidhet me frekentimin, ruajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit dhe përgjegjësitë dhe detyrat e studentit, pedagogut dhe personelit ndihmës-mësimor, realizohen nëpërputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Studimeve të Univeristetit “F.S. Noli”.
 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet