INFRASTRUKTURA - BIBLIOTEKA DHE LABORATORËT  NË FSHNH

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane me një sipërfaqe trualli prej 10251 m2;  zhvillon veprimtarinë mësimore dhe shkencore në dy godina, godinën e re (ish-Divizioni) dhe godinën ekzistuese të Shkollës së Infermierisë.

  • Godina qendrore me sipërfaqe 772.8 m2 (dy kate) disponon 3 salla leksionesh me kapacitet 50-80 vende, 6 klasa seminaresh me kapacitet 30-40 vende dhe 1 amfiteatër me kapacitet 140 vende. Godina e dytë është bibliotekë dhe qendër interneti për studentët. 

     Kёto auditore krijojnё kushte komode për realizimin e procesit të mësimdhënies. Të gjitha sallat janё të pajisura me videoprojektorё, tё cilët shfrytëzohen për prezantime të punimeve të ndryshme në fushën didaktike dhe shkencore. 

Në godinën qëndrore të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane ndodhen 7 laboratorë:

 Laboratori i Biologjisë

 Laboratori i Kimisë

 2 laboratorë të Informatikës

 3 laboratorë të Fizikës, të ngritur në 2 ambiente

Laboratori i Biologjisë                                                   Laboratori i Kimisë

Laborator  Fizike                                                 Laborator Informatike

Biblioteka me një sipërfaqe prej 163 m2 është një nga qendrat kryesore të informacionit dhe kërkimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane. 

Ambiente të Bibliotekës në FSHNH

Ajo përfshin libra, të cilat i përkasin disiplinave të ndryshme, kryesisht degëve të Filozofisë, Sociologjisë, Infermierisë, Biologji-Kimisë, Matematikës, Fizikës, Informatikës, etj. Titujt përfshijnë tekste të rëndësishme të shkruara në gjuhët më të frekuentuara në Shqipëri: shqip, anglisht, italisht, etj. Gjithashtu, biblioteka është vazhdimisht e përditësuar me materiale të reja nga burime të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat përfshijnë blerje të vazhdueshme si edhe kontribute nga donatorë të ndryshëm, Shqiptarë e të huaj.

Fondi i librave shfrytëzohet dhe ndihmon studentët dhe pedagogët në zhvillimin e procesit akademik, kërkimor e shkencor. Përveç librave, biblioteka ofron një ambient të qetë e të ngrohtë studimi, si dhe materiale të tjera të nevojshme, si kompjutera, printer, skaner, etj.

  • Godina e Departamentit të Infermierisë është ndërtuar në vitet 90’. Vendndodhja e saj është pranë Spitalit të Rrethit Korçë, ku studentët kryejnë praktikat mësimore. Sipërfaqja e ambienteve të mësimdhënies është rreth 1800 m2. Godina ka në përbërjen e saj 3 salla leksionesh me një kapacitet prej 40-60 vende secila, 2 salla seminaresh dhe 7 klasa laboratori.

Laboratorët janë të ndarë funksionalisht si vijon:

 Laboratori i Obstetrikë-Gjinekologjisë

 Laboratori Kirurgjikal

 2 laboratore të Anatomo-Fiziologjisë

 3 laboratore Infermieristikë

Ambiente nga laboratorët  e Departamentit të Infermierisë

Këta laboratorë janë të pajisur me materiale të nevojshme për zhvillimin e orëve mësimore si: postera, mulazhe, manekinë, aparatura mësimore mjekësore, instrumenta mjekësore, shtrate vizite, diapozitivë, televizorë, video si dhe materiale të tjera për akomodimin e studentëve.

Gjithashtu ne fakultet ndodhen: sekretaria mësimore, sallat e pedagogëve, zyra e  arkivit, disa ambiente për studentët, etj.

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet