EDE-ja e Fakultetit të Bujqësisë është një njësi përbërëse mjaft e rëndësishme, e cila përdoret nga Fakulteti i Bujqësisë në interes të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si pjesë kryesore e veprimtarisë që kryen ai, si një institucion publik i arsimit të lartë. Aktualisht ajo ka rreth 22 ha tokë.

1-Në këtë sipërfaqe toke realizohen orët e praktikes mësimore të studenteve të Fakultetit të Bujqësisë. Aty kultivohen një gama e gjerë e kulturave bujqësore si, disa prej bimëve të arave, pemëve frutore, kulturave foragjere dhe perimore etj, prova të ndryshme krahasuese për disa kultura bujqësore, etj.

 2-Aktiviteti i dytë për të cilën përdoret kjo sipërfaqe toke është veprimtaria eksperimentale-shkencore. Aktualisht mbi ketë sipërfaqe janë ngritur disa eksperimente si ato në kulturën e grurit, elbit, pemët frutore, foragjeret, fasules, patates, etj.  

  • Në vitin 2016 në bashkëpunim me QTTB Fushë Krujë u ngrit një koleksion i plotë i bimëve foragjere (bathë, bizele, sojë, thjerzë, koçkull, burxhak, urov, jonxhë).
  • U futën në provë për të parë përshtatshmërinë me klimën e zonës së Korçës disa kultivarë të specieve të mësipërme.
  • Në vitin 2016 koleksioni i pemëtarisë u pasurua me mbjelljen e 1,2 ha pemëtore të re me arra, lajthi dhe qershi.
  • Mekanika bujqësore është rinovuar dhe shtuar me një traktor të madh, një traktor të vogël për punime në pemtore etj, si dhe dy pompa spërkatëse, një rimorkio, dy makina mbjellëse, makinë shpërndarëse plehu, plugje të varur, makinë mbledhës dhe lidhëse kashte, etj .

Kjo njësi duhet të funksionojë plotësisht sipas Ligjit nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”  Për këtë arsye, bazuar në Neni 26 i këtij ligji, kjo njësi duhet:

1. Të shndrohet në një qendër kërkimore-shkencore e Fakultetit Bujqësisë si njësi bazë që kryen veprimtari kërkimore-shkencore dhe zhvillimi. Kërkimi shkencor i zbatuar do të ketë përparësi me qëllim që të gjejë zgjidhje praktike dhe specifike me objektiv kryesor shfrytëzimin e njohurive teorike, me qëllim zbatimin e tyre në praktikë.

2. Qendra do të të mbështesë realizimin e programeve të studimeve “Master i shkencave” dhe “Doktoraturë”, të ofruara nga departamentet e Fakultetit të Bujqësisë.

3. Nga pikëpamja ekonomike do të synohet maksimalizimi i të ardhurave duke prodhuar produkte dhe shërbime të nivelit më të lartë teknologjik. Në ketë drejtim përparësi do të ketë prodhimi i farërave të gjeneracioneve të larta shumë të kërkuara nga tregu.

5. Kjo sipërfaqe toke nëpërmjet zbatimit te teknologjive te përparuara duhet të shndërrohet në qendër reference për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë së rajonit.

 

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet