Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Sektori i Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional

Shko tek portali i SBC

Sektori i Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional përfshin dy drejtime pune që janë pandashmërisht të lidhur me njëri-tjetrin “Zhvillimin e Programeve Mësimore” dhe “Vlerësimin Institucional” Në këtë kuadër ky sektor vazhdon të menaxhojë një rrjet të Sigurimit të Cilësisë në shkallë fakulteti dhe universiteti, i cili funksionon i mirë-koordinuar si në nivelin bazë të infrastrukturës institucionale ashtu edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore.

ELEMENTËT BAZË MBI TË CILAT MBËSHTETET VEPRIMTARIA E SEKTORIT:

Sigurimi i cilësisë, i cili përfshin kryesisht proceset e ndërmarra nga institucioni për rritjen e standardeve duke u fokusuar kryesisht në përmirësimin e kurrikulave.

Kontrolli i cilësisë, i cili mat rritjen e cilësisë në të gjithë aktorët e përfshirë në veprimtarinë akademike të institucionit duke synuar ndërmarrjen e veprimeve dhe masave të përshtatshme për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.

KOMPETENCAT DHE DETYRAT E SEKTORIT:

1. Sektori i Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional bën vlerësimin periodik të efikasitetit të veprimtarive mësimore, shkencore, si dhe veprimtarinë administrative dhe financiare të UK-së. Ai funksionon në bazë të një rregulloreje të veçantë;

2. ka autonomi operative dhe akses në të dhënat e UK-së;

3. bashkëpunon me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për probleme që lidhen me standardet, me udhëzimet për vlerësimin e brendshëm, me kualifikimin e personelit të sektorit etj.;

4. Për veprimtarinë e tij, si dhe për probleme që lidhen me vlerësimin e brendshëm, Sektori i Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional informon Senatin Akademik të UK-së.

 

VEPRIMTARI


Trajnimi i fundit për stafin akademik në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Programi PREZI

Në datën 25-11-2015 Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, zhvilloi trajnimin e fundit për stafin akademik në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Në këtë trajnim morën pjesë pedagogë të Fakultetit Ekonomik, ku u trajnuan rreth përdorimit të programit kompiuterik PREZI në mësimdhënie, si një risi në dhënien e informacioneve për studentët.

Trajnimi i radhes për stafin akademik ne Fakultetin e Bujqësisë në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Programi PREZI

Në datën 19-11-2015 Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, zhvilloi trajnimin e radhës për stafin akademik në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Në këtë trajnim morën pjesë pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë, ku u trajnuan rreth përdorimit të programit kompiuterik PREZI në mësimdhënie, si një risi në dhënien e informacioneve për studentët.

Trajnimi i radhes për stafin akademik ne Fakultetin e Shkencave në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Programi PREZI

Në datën 18-11-2015 Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, zhvilloi trajnimin e radhës për stafin akademik në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Në këtë trajnim morën pjesë pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, ku u trajnuan rreth përdorimit të programit kompiuterik PREZI në mësimdhënie, si një risi në dhënien e informacioneve për studentët.

Trajnimi i parë për stafin akademik në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Programi PREZI

Në datën 05-11-2015 Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, zhvilloi trajnimin e parë për stafin akademik në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Në këtë trajnim morën pjesë pedagogë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ku u trajnuan rreth përdorimit të programit kompiuterik PREZI në mësimdhënie, si një risi në dhënien e informacioneve për studentët.

sqAlbanian