Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Qendra e Ekselences FSHNH

MISIONI I QENDRËS SË EKSELENCËS NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE  HUMANE

Gjatë vitit akademik 2012-2013 pranë universitetit "Fan S. Noli"  është çelur "QENDRA E EKSELENCËS" dhe në FAKULTETIN  E SHKENCAVE TË  NATYRËS DHE  SHKENCAVE HUMANE.

QENDRA E EKSELENCËS ka për qëllim zhvillimin e veprimtarive të trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve. Veprimtaria e kësaj qendre do të përqendrohet në zhvillimin e shprehive të mësimdhënies dhe inovacionit në edukim, në mënyrat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësuesve, në rikonceptualizimin e partneritetit me shkollën etj.

QENDRA E EKSELENCËS  do të jetë institucioni qendror për kualifikimin e personelit pedagogjik në shkollat e rajonit të Korçës dhe më gjerë. Ajo do të ofrojë programe trajnimi në disa profile të mësuesve në shërbim, programe që mbështesin dhe sigurojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përsosjes së saj, si aplikime të risive në fushën e mësimdhënies.

QENDRA E EKSELENCËS  do të sigurojë një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorinë arsimore rajonale dhe me zyrat arsimore në rrethe për evidentimin e kërkesave dhe për efektivitetin e programeve trajnuese që ofron ajo, si dhe me institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit që ushtrojnë veprimtari në këto fusha.

QENDRA E EKSELENCËS NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS DHE  SHKENCAVE  HUMANE e ka selinë në mjediset e reja të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane (kati i II), të cilat kanë një infrastrukturë moderne për kualifikimin e mësuesve, si dhe do të zhvillojë veprimtaritë kualifikuese edhe në mjedise të tjera, si në sallën e Internetit, në Laboratorin e Fizikës dhe Biokimisë, etj.

QENDRA E EKSELENCËS ka një koordinator (përgjegjës), pedagog me titull të lartë shkencor, me statusin e përgjegjësit të departamentit, si dhe lektorë ( pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë mësimdhënieje), nga departamentet e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane, sipas profileve që mbulojnë, si dhe nga institucione të tjera.

Lista e moduleve të akredituara pranë QENDRËS SË EKSELENCËS në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane….kliko

sqAlbanian