Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Qendra e Ekselencës FEF

MISIONI I QENDRËS SË EKSELENCËS

Gjatë vitit akademik 2012-2013 pranë universitetit "Fan S. Noli"  është çelur "QENDRA E EKSELENCËS" ne  NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË.

QENDRA E EKSELENCËS ka për qëllim zhvillimin e veprimtarive të trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve. Veprimtaria e kësaj qendre do të përqendrohet në zhvillimin e shprehive të mësimdhënies dhe inovacionit në edukim, në mënyrat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësuesve, në rikonceptualizimin e partneritetit me shkollën etj.

QENDRA E EKSELENCËS  do të jetë institucioni qendror për kualifikimin e personelit pedagogjik në shkollat e rajonit të Korçës dhe më gjerë. Ajo do të ofrojë programe trajnimi në disa profile të mësuesve në shërbim, programe që mbështesin dhe sigurojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përsosjes së saj, si aplikime të risive në fushën e mësimdhënies.

QENDRA E EKSELENCËS  do të sigurojë një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorinë arsimore rajonale dhe me zyrat arsimore në rrethe për evidentimin e kërkesave dhe për efektivitetin e programeve trajnuese që ofron ajo, si dhe me institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit që ushtrojnë veprimtari në këto fusha.

QENDRA E EKSELENCËS  ka selitë në Sallën e videokonferencave të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë (auditori 334, kati i tretë), të cilat kanë një infrastrukturë moderne për kualifikimin e mësuesve, si dhe do të zhvillojë veprimtaritë kualifikuese edhe në mjedise të tjera, si në Bibliotekën e Fakultetit, në sallën e Internetit, në Laboratorin e Fonetikës Eksperimtentale dhe Patologjisë së të Folurit,  në Laboratorin e Gjuhëve të Huaja,etj.

QENDRA E EKSELENCËS ka një koordinator (përgjegjës), pedagog me titull të lartë shkencor, me statusin e përgjegjësit të departamentit, si dhe lektorë ( pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë mësimdhënieje), nga departamentet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, sipas profileve që mbulojnë, si dhe nga institucione të tjera.

Guide per Qendren e Ekselences prane Fakultetit te Edukimit dhe Filologjise….kliko

 

 

 

 

sqAlbanian