Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Mbi planin e zhvillimit të seancave mësimore për titullin Profesor

Në zbatim të Vendimit Nr. 10, datë 15.12.2014, të KVTA për ngritjen e Komisionit vlerësues për Prof. As. Dr. Lorenc Ekonomi, në kërkim të titullit Prof., dhe shkresës Nr. 3894 Prot. datë 08.06.2010 të Kryetarit të KVTA “Lidhur me seancat e hapura mësimore që zhvillojnë kandidatët për titullin “Profesor” ose Profesor i Asociuar””, po ju dërgojmë planin e zhvillimit të seancave mësimore dhe referimin përfundimtar të Prof. As. Dr. Lorenc Ekonomi:

 

Seanca 1.Veprimet me ngjarje. Vetite e veprimeve me ngjarje.”, lënda “Statistikë 1”, Programi: Bachelor në Financë, Manaxhim, Marketing, Turizëm.

Data 10 mars, ora 12.00, salla  140, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

 

Seanca 2. “Kuptimi i përgjithshëm i probabilitetit. Vetitë e tij”, lënda “Statistikë 1”, Programi: Bachelor në Financë, Manaxhim, Marketing, Turizëm.

Data 17 mars, ora 12.00, salla 140, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

 

Seanca 3. “Hapësirat probabilitare diskrete”, lënda “Statistikë 1”, Programi: Bachelor në Financë, Manaxhim, Marketing, Turizëm.

Data  24 mars, ora 12.00, salla  140, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

 

Referimi shkencor

Tema: “Vlefshmëria e bootstrap me blloqe ciklike ne seritë kohore stacionare” 

Data 3 prill, ora 12.00, salla  e Këshillit të profesorëve, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT.

 

Kryetari i Komisionit Vlerësues

     Prof. Dr. Llukan Puka

sqAlbanian