Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Maturantët Pyesin

UNIKO ofron programe studimi si më poshtë:

  1. Programe dy-vjeçare profesionale (2 vite studimi)
  2. “Bachelor” (3 vite studimi)
  3. “Master Profesional” (120 kredite)
  4. “Master i Shkencave” (120 kredite)

“Doktoratë”

 

Maturantët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në UNIKO fillimisht duhet të plotësojnë Formularin A1 dhe A1/Z pranë shkollës së mesme ku janë diplomuar sipas datave të publikuara nga QSHA

1.      Formulari A1 plotësohet nga maturanët e Maturës Shtetërore 2022.

2.      Formulari A1/Z plotësohet nga:

–         kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2022 dhe që kanë ose jo detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës.

–         kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së dhe rezulton se kanë detyrimin për të dhënë ose jo, një ose disa provime të maturës.

 

RAUNDI I PARË

1.      Shkarkohet nga portali U-Albania (https://ualbania.al/) fatura e aplikimit e cila paguhet në postë. (2000 lek).

2.      Mandati i pagesës, dorëzohet pranë sekretarive të shkollave të mesme ku personi përgjegjës kryen verifikim e saj.

3.      Pas verifikimit të pagesës, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit (MANUALI) prej të cilit mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi.

4.      Pasi verifikon pozicionin në renditjen e listës së fituesve, kryen regjistrimin në sekretarinë mësimore të programit të studimit ku dëshiron të vazhdojnë studimet në UNIKO.

 

RAUNDI I DYTË

1.      Në raundin e dytë aplikojnë maturantët të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë, kanë kryer procesin e aplikimit online dhe nuk janë shpallur fitues, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

2.      Pasi kryhet pagesa dhe verifikohet si në raundin e parë, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit (MANUALI) prej të cilit mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi.

3.      Pasi verifikon pozicionin në renditjen e listës së fituesve, kryen regjistrimin në sekretarinë mësimore të programit të studimit ku dëshiron të vazhdojnë studimet në UNIKO.

 

RAUNDI I TRETË

1.      Në raundin e tretë aplikojnë maturantët të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.

2.      Pasi kryhet pagesa dhe verifikohet si në raundin e parë, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit (MANUALI) prej të cilit mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi.

3.      Pasi verifikon pozicionin në renditjen e listës së fituesve, kryen regjistrimin në sekretarinë mësimore të programit të studimit ku dëshiron të vazhdojnë studimet në UNIKO.

RAUNDI I PARË (7 faza 48 orëshe)

  1. Pasi maturanti rezulton fitues paraqitet në mjediset e UNIKO brenda 48 orësh nga shpallja fitues.
  2. Procesi i regjistrimit kryhet në sportelet e sekretarive mësimore të secilit fakultet.
  3. Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë:
  • fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë
  • certifikatën e noterizuar të notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA
  • deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të UNIKO dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
  1. Pas nënshkrimit në regjistrin e regjistrimit, nga ana e sekretarisë mësimore, në prani të aplikantit kryhet regjistrimi online në Portalin U-Albania. Në fund procedurës nga aplikanti dhe sekretarja firmoset në dy kopje formulari, ku një prej të cilave i jepet aplikantit.

 

RAUNDI I DYTË (5 faza 48 orëshe)

* Ndiqen të njëjtat veprime si në raundin e parë të regjistrimit vetëm se ky raund është i ndarë në 5 faza 48 orëshe

 

RAUNDI I TRETË (3 faza 48 orëshe)

* Ndiqen të njëjtat veprime si në raundin e parë të regjistrimit vetëm se ky raund është i ndarë në 3 faza 48 orëshe

 

PROCEDURA E APLIKIMIT

  1. Shkarkohet nga portali U-Albania fatura e aplikimit e cila paguhet në postë. (2000 lek).
  2. Mandati i pagesës, dorëzohet pranë sekretarive të shkollave të mesme ku personi përgjegjës kryen verifikim e saj.
  3. Pas verifikimit të pagesës, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit prej të cilit mund të zgjedhë programe studimi, sipas secilit raund.
  4. Plotësohet formulari A2 (MANUALI)

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

  1. Lista e kandidatëve që hyjnë në testin praktik të programit të Edukimit Fizik dhe Sporteve shpallet nga sekretaria mësimore e fakultetit
  2. Data, ora dhe vendi i zhvillimit shpallen një javë para zhvillimit të tesit praktik.
  3. Në testin praktik kokurrojnë vetëm kandidatët të cilët në listën e shpalluar nga sekretaria kanë dorëzuar paraprakisht:
  • Dokument identifikimi (fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës)
  • raportin mjeko-ligjor të nënshkruar dhe vulosur nga kml-ja, komisioni mjeko-ligjor
  • mandatpagesa e tarifës së konkurrimit
  • 2 fotografi personale 4×6;
  1. Kandidati duhet të paraqitet sipas njoftimit ditën e konkurrimit. Pas konkurrimit ai mer rezultatet e arritura në testet e zhvilluara.

 

PËRMBAJTJA E TESTIT PRAKTIK

  1. Kërcim së gjati (2 prova)
  2. Cirkuiti (1 provë)

SISTEMI I VLERËSIMIT

  1. Sistemi i pikëzimit dhe vlerësimit përcaktohet paraprakisht në modelin e testeve të miratura nga senati akademik.
  2. Vlerësimi për performancën individuale të çdo kandidati bëhët nga komisioni i pranimit.

  • kandidatët nga Republika e Kosovës
  • kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci
  • kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar
  • kandidatët me statusin e jetimit
  • kandidatët e komunitetit rom dhe ballkano-egjiptian
  • kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi
  • kandidatët që transferojnë studimet
  • kandidatët e huaj

    • Datat e aplikimit [] shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA
    • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi

     

    • Dokumentet për aplikim:
    1. formularin e aplikimit
    2. kopje të dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave;
    • në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet.

    Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon:

    1. kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore;
    2. dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë);
    • 2 fotografi personale 4×6;
    1. kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit

  • Datat e aplikimit [] shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA
  • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi

 

  • Dokumentet për aplikim:
  1. formularin e aplikimit
  2. kopje të dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave;
  • në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet.

Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon:

  1. kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore;
  2. dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë);
  • 2 fotografi personale 4×6;
  1. kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit

  • Datat e aplikimit [] shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA
  • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi

 

  • Dokumentet për aplikim:
  1. formularin e aplikimit
  2. kopje të diplomës/dëftesës, të shoqëruar me listën e notave.
  • në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë deklaratën si dhe kopje të njësuar me origjinalin, të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit.
  1. kopje të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të njësuar me origjinalin të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (në vijim “KMCAP”);

 

Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

  1. fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  2. 2 fotografi personale 4×6;
  • kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit

  • Datat e aplikimit [] shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA
  • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi

 

  • Dokumentet për aplikim:
  1. formularin e aplikimit
  2. kopje të diplomës/dëftesës, të shoqëruar me listën e notave.
  • në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë deklaratën si dhe kopje të njësuar me origjinalin, të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit.
  1. kopje të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;

*Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

  1. fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  2. 2 fotografi personale 4×6;

kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit

  • Datat e aplikimit [] shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA
  • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi

 

  • Dokumentet për aplikim:
  1. formularin e aplikimit
  2. kopje të diplomës/dëftesës, të shoqëruar me listën e notave.
  • në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën si dhe kopje të njësuar me origjinalin, të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit.
  1. vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkanoegjiptian.

 

*Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

  1. fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  2. 2 fotografi personale 4×6;
  • kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit

  • Datat e aplikimit për ciklin e parë [], për ciklin e dytë [], shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA.
  • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi.
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me VKM për vitin përkatës akademik.

 

  • Dokumentet për aplikim:
  1. Kërkesa drejtuar UNIKO për programin e studimit në të cilin aplikon për program të dytë
  2. diplomën e ciklit të parë të studimve ose fotokopjen e saj të njehësuar me origjinalin. Për diplomat jashtë vendit kërkohet dokumenti i njehësimit.
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer që do të shërbejë për ekujvalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet).
  1. Diplomë e maturës shtetërore dhe certifikata e notave ose fotokopje e tyre e noterizuar. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  2. formularin e aplikimit
  3. fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  • dy fotografi personale;

kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit

  • Datat e aplikimit për ciklin e parë [], për ciklin e dytë [], shpallen në faqen zyrtare web sipas urdhrit të QSHA.
  • Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi.
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me VKM për vitin përkatës akademik.
  • Nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik jashtë afateve të përcaktuara në urdhrin përkatës.
  • Aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike dhe jopublike të licencuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit, vendas apo të huaj.

 

  • Dokumentet për aplikim:
  1. kërkesën drejtuar IAL-së për programin e studimit, në të cilin kërkon të transferojë studimet
  2. planin e plotë të programit të studimit nga ku transferohet;
  3. vërtetim të listës së notave, krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer në ciklin e dytë të studimeve, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin eventual të lëndëve të programit të studimit të ndjekur, si dhe programeve/syllabuseve përkatëse të lëndëve të shlyera.
  4. studentët që transferojnë studimet e tyre nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, duhet t’i dorëzojnë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin;
  5. fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë rajonale të arsimit parauniversitar/ zyrën vendore të arsimit parauniversitar (DRAP/ZVAP) përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  6. fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  7. 2 fotografi personale 4×6;
  8. kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit.

 

Kandidati duhet të paraqesë në momentin e regjistrimit edhe dokumentin origjinal të çregjistrimit, nga IAL-ja nga ku transferohet, i cili përmban:

  1. emrin, atësinë, mbiemrin;
  2. datëlindjen;
  • vendlindjen;
  1. shtetësinë;
  2. numrin e matrikullimit që ka pasur në programin e studimit të ciklit të parë;
  3. emërtimin e IAL-së dhe i programit të studimit të ciklit të parë, si dhe forma e studimit;
  • numrin i matrikullimit, si dhe emërtimi i programit të studimit të ciklit të dytë dhe fakultetit përkatës në IAL-në nga ku transferohet;
  • ciklin dhe forma e studimit;
  1. datën e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL-ja nga ku transferohet;
  2. datën e ndërprerjes së studimeve;

Data e aplikimit
  • Duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në IAL-të publike dhe/ose jopublike, të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me VKM, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga IAL-të, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.
  • Kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi.
  • Aplikimi për programet e studimit dërgohet me postë pranë sekretarive mësimore ose depozitohet me postë në zyrën e protokollit të Rektoratit.
  • Dokumentat për dorëzim:
  1. formuarin e aplikimit
  2. kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave, të njehsuar nga QSHA-ja;
  3. fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  4. dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhen shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati.

*Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon;

  1. njohjen e gjuhës shqipe;
  2. 2 fotografi personale 4×6;
  3. kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit
  4. autorizimin për trajtimin e të dhënave personale.

Data e aplikimit
  1. Për pranimet në ciklin e dytë të studimeve “master profesional” dhe “master i shkencave”/“master i arteve”.
  • Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që:
  1. kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të pare.
  2. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar.
  • Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidati:
  1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin.
  2. diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
    1. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar”, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
    2. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me:
  • listën e notave;
  • formularin e aplikimit
  • fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  • dy fotografi personale

KATEGORITË E VEÇANTA

  • Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
  1. a) kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuar duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së;
  2. b) kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
  3. c) kandidati rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian.

Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë.

  • Kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi.

 

  • Kanë të drejtë të aplikojnë në programet e ciklit të dytë për program të dytë studimi, kandidatët që:
  1. kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë “Bachelor” apo në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë.
  2. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor”, ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë QSHA.

 

  • Kanë të drejtë të aplikojnë në programet e ciklit të dytë për transferim studimesh të gjithë kandidatët që:
  1. kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë “Bachelor”, apo në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, si dhe kanë ndjekur një program studimi të ciklit të dytë brenda ose jashtë vendit të akredituar në momentin e transferimit;
  2. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor”, apo në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, kanë kryer njësimin e diplomës pranë QSHA-së, si dhe kanë ndjekur një program studimi të ciklit të dytë të akredituar në momentin e transferimit brenda ose jashtë vendit

 

  • Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidati:
  1. diplomën, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.

* Për diplomat e fituara jashtë vendit, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.

  1. diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).

*Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar”, paraqesin dëftesën e pjekurisë (origjinal ose fotokopje të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).

Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me:

  1. listën e notave;
  2. formularin i aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 8, të këtij udhëzimi;
  3. fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  4. dy fotografi personale.

 

  • Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:
  1. Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati
  2. Curriculum Vitae;
  3. deklaratën e aplikimit.
  • Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi:
  1. fotokopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë të diplomës universitare të ciklit të dytë të studimeve, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave.
  2. Për diplomat e fituara jashtë vendit, duhet të dorëzojë dhe vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë;
  3. plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse, vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për njohjen e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse, nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse.
  • Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
  1. kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuar, duhet të dorëzojë edhe fotokopjen e noterizuar të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së;
  2. kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;

kandidati rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë edhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian

en_USEnglish