Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DIFFERENT ACTIVITIES IN THE FACULTY OF EDUCATION AND PHILOLOGY

DIFFERENT ACTIVITIES

 

WORKSHOP

EDUCATIONAL CENTER ALBANIA

January 20, 2018, 11.00 -13.00 

Educational training and consultant: Lilika Couri

On January 20, 2018, the Foreign Language Department in collaboration with Educational Center Albania held a training session in the Faculty of Education and Philology (Motivation – Young Adults), in which an innovative English teaching method New Framework was introduced by the professional educational consultant, Ms. Lilika Couri. The session was attended by both full-time and part-time foreign language lecturers of this department, interested in learning about new alternatives to English teaching as a foreign language and eager to apply them in various study programs of “Fan S. Noli” University.

The main thematic concerns of the seminar were:

Young adults’ and their learning expectations;

Teachers’ expectations;

Learning needs and teachers’ goals.

The general aim of the seminar was the exploration of more effective ways that could be of use in improving FLT in our university. For more information click on the link below:

www.etc-seminars.gr


PROFFESOR OLGER BRAME IS HONORED WITH THE “FAN S. NOLI” AWARD

Msc. Olger Brame was honored with the “Fan S. Noli” award for outstanding achievements in teaching and research activities, coupled with the “Silver Medal” of the institution. Professor Brame receives this award on his 40th birth anniversary based on decision no. 23 of October 18th .2016 of the Academic Senate. The ceremony took place on 12.06.2017 at the Faculty of Education and Philology of the University “Fan S. Noli”. The Rector of the University, Prof. Dr. Ali Jashari handed over the award and along with colleagues wished Professor Brame further success in his professional career.

     

 

21.04.2017

STUDETNS OF THE HISTORY AND GEOGRAPHY STUDY PROGRAMME TOGETHER WITH THE YOUTH AND SPORT CENTER ORGANIZED THE ACTIVITY “REDUCE- RECOVER – RECYCLE” IN THE INTERNATIONAL EARTH DAY

On April, 21, at the premises of “Fan S. Noli” University of Korҫa, Faculty of Education and Philology, the students of the History and Geography study programme, together with the Youth and Sport Center organized the “Reduce- Recover- Recycle” activity within the framework of the International Earth Day. The event started with an exhibition at the University premises, where students had prepared stands with different materials and showed how recyclable materials can be used to reduce environmental pollution. Subsequently, the activity moved to the center of the city, where students sent various sensitizing messages, inviting not only peers, but also citizens to join this awareness raising activity for environmental and land protection.

     

23.03.2017

DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ZHVILLOI BISEDËN E HAPUR ME TEMË: “JETA AKADEMIKE DHE PËRKTHIMI SI AKTIVITET SHKENCOR DHE LETRAR” ME PROF. DR. ILIA LËNGUN NË KUADËR TË PRANVERËS SË FRANKOFONISË 2017

Në kuadër të aktiviteteve të Pranverës Frankofone, në datën 23 mars, në Universitetin “Fan S. Noli”, me ftesë nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Prof. dr. Ilia Lëngu, pedagog i Letërsisë frënge dhe përkthyes i mirënjohur i një sërë veprash letrare, mbajti një ligjëratë në sallën e konferencave të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë. Para pedagogëve, studentëve, mësuesve të gjuhës frënge të qytetit të Korçës, Profesor Ilia Lëngu paraqiti një vështrim krahasues mes dy poetëve, Louis Aragon për letërsinë frënge dhe Dritëro Agolli për letërsinë shqipe. Përqasja mes trubadurit parizian dhe bardit devollit, sipas cilësimit të gjetur nga Profesori, paraqet mjaft interes për studiuesit e letërsive përkatëse. Vështrimet krahasuese konsiderohen sot si e ardhmja e kritikës letrare dhe u ngjajnë urave lidhëse mes dy letërsive, apo qytetërimeve të caktuara. Edhe pse nga horizonte e rrethana krejt të ndryshme, pikëtakimet mes këtyre dy poetëve, në dukje, të largët, janë të shumta. Iluzionet dhe ëndrrat mbështetur në idealin komunist, tema e dashurisë, brenga dhe dhimbja janë disa prej itinerareve paralele të dy poetëve, veprat e të cilëve meritojnë të çmohen për vlerat e tyre të shumta artistike. 

 

17.12.2016

Workshop

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në bashkëpunim me EU Polici HUB, Fondacionin Friedrich Erbert-Zyra për Shqipërinë organizuan një takim informues me studentë dhe pedagogë lidhur me integrimin europian të Shqipërisë, ku u diskutua Manuali për qytetarët : “Handbook for the citizens” – EU Integration -“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian” dhe më ngushtësisht, çështje që lidhen me arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Për të gjithë pjesëmarrësit ky manual u shpërnda falas, si dhe një fond literature që lidhet me politikat e fondacionit Friedrich Erbert-Zyra për Shqipërinë, iu dhuruan bibliotekës së Qendrës së Ekselencës pranë këtij fakulteti.

 

12.12.2016

Promovim libri

Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë organizoi një veprimtari mes studentëve dhe shkrimtarit korçar Vehbi Furxhi, për promovimin e librit të  ri me tregime të këtij autori. Ky takim u zhvillua në sallën e konferencave “Teodor Laço”.

 

07.12.2016

Promovim libri

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhëve të Huaja, organizuan veprimtarinë: Promovim i librit me tregime “Netët e vështira”, nga Dino Buxati, botuar nga “OMBRA GVG”, përkthyer nga Dr. Eris Rusi, pedagog i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë.

 

07.12.2016

Takim studentor

Te biblioteka e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u organizua një takim i studentëve me poeten Natasha Lako.Kjo veprimtari u organizua nga Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë.

 

5 – 6 dhjetor 2016

Tryezë  e rrumbullakët

Departamenti i Edukimit, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, organizuan tryezën e rrumbullakët “10 vjet nga miratimi i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”.

 

22-25 nëntor 2016

Veprimtari edukuese për studentët

Në sallën e amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi  javën  e filmit me temë  “Edukimi përmes kinemasë.  Kjo veprimtari e përvitshme realizohet nga Departamenti i Edukimit, me studentët e të gjitha programeve.

 

24.11.2016

Veprimtari kulturore:  “Nderim për Teodor Laçon”

Në sallën e amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” organizoi veprimtarinë: “Nderim për Teodor Laçon”,  me pjesëmarrjene pedagogëve , studentëve, familjarëve dhe  miqve të shkrimtarit T.Laço. Në përfundim të kësaj veprimtarie, sallës së konferencave iu vendos emri: “Salla e Konferencave Teodor Laço”

 

05.11.2016

Veprimtari për librin publicistik të Dr. Nuçi Kottës

Departamenti i Histori-Gjeografisë në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, organizuan  një veprimtari për promovimin e librit publicistik:  “ Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grekë” të Dr. Nuçi Kottës.

 

8. 10. 2016

Veprimtari kulturore

Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me shoqatën Devolli, organizoi një veprimtari kushtuar 85-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit si dhe 20-vjetorit të shoqatës Devolli.

Gjatë kësaj veprimtarie u bë dhe promovimi i “Fjalorit leksiko-frazeologjik të Devollit” me autor Prof. dr. Ali Jashari.

 

10. 6. 2016

Tryezë e rrumbullakët

Tryezë e rrumbullakët me temën “(Pa) Ndershmëria Akademike në Shqipëri”, bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

 

12. 4. 2016

Workshop

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer” dhe Qendrën Europiane, oraganizuan ëorkshopin “E drejta e Azilit”.

 

19. 1. 2016

Aktivitet kulturor

Këshilli Studentor organizoi për të dytin vit radhazi, aktivitetin  kulturor “Parada Poetike”, me krijimet më të mira poetike të studentëve të programit të studimit “Gjuhë –Letërsi”.

 

EKSPERIENCA E  PARË E NJË SHKOLLE NDËRKUFITARE E ZHVILLUAR PËR MBROJTJEN E BASENIT TË DRINIT ME PJESËMARRËS NGA VENDE TË BALLKANIT 

Në kuadër të projektit Act4Drin të financuar nga CEPF(Critical Partnership Fund) në bashkëpunim me BB dhe disa organizma të tjerë u zhvillua një trajnim ndërkufitar me studentë master, bachelor dhe të diplomuar nga vendet e Ballkanit. E quajtur Shkollë Pranverore  Ndërkufitare e para eksperiencë e këtij lloji u zbatua nga MIO-ECSDE, në bashkëpunim me Biosfera, EDEN, Greenhome, PROGJEO-Albania dhe nën kujdesin e Universitetit të Korçës.

Tematika e shkollës ishte “Pasuria natyrore dhe trashëgimia e Basenit të Drinit”, nga vëzhgimet në terren dhe njohuritë drejt ndërrmarjes së veprimeve të përbashkëta për mbrojten e ekosistemeve të ujërave të ëmbla.

Nga data 7-15 maj 2016, 28 studentë të shkencave gjeografisë, ekologjisë dhe biologjisë nga vendet e basenit të Drinit, përkatësisht Shqipëri, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Greqi shkuan përtej  “vetëm të mësuarit” dhe  “u zhytën” në natyrë, duke përjetuar kështu ndjenjën e harmonisë së brendshme që vetëm natyra ofron për njerëzit. Ata morën njohuri për rëndësinë themelore të basenit të Drinit për ekosistemet e rajonit, jetesën dhe mirëqenien e përgjithshme. Synimi i shkollës ishte nxitja e të menduarit kritik dhe motivimi për tu përfshirë në mënyrë aktive në komunitetet lokale dhe proceset kombëtare të politikave për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.

Në shkollën pranverore morën pjesë tre studentë të programit të studimit Histori–Gjeografi të Universitetit të Korcës; Anxhela Tefik, Elena Shuke, Petrina Stefo dhe një pedagoge.   Ardiana Miçi, pedagoge  e këtij Departamenti, zhvilloi leksionin me temë: Governance of natural resources; Case of Ohried–Prespa Transboundary Biosfere Reserve.

Gjatë qëndrimit në Strugë më 9 dhe 10 maj studentët vizituan zona të mbrojtura përgjatë Drinit, të tilla si ishulli Golem Grad në liqenin e Prespës, Parku Kombëtar Galicica, qendra e mbrojtjes së zogjve në Ezerani, Parku Kombëtar i Mavrovës dhe mali Jablanica në Maqedoni. Në vazhdim vizituan liqenin e Shkodrës, grykëderdhjen e Bunës në Shqipëri dhe Mal të Zi. Shkolla mbylli me sukses punimet në Ulqin më 15 maj 2016.

Disa foto nga aktiviteti:


ANALIZA VJETORE E PUNËS MËSIMORE SHKENCORE PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

Më datën 7 janar 2016 u zhvillua mbledhja e hapur e Këshillit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë për të bërë analizën e punës mësimore-shkencore për vitin akademik 2014-2015. Në këtë analizë merrnin pjesë pedagogët efektivë të Fakultetit, pedagogë të ftuar, studentë, përfaqësues të rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”: rektori, prof. as. dr. Gjergji Mero, kancelari, z. Ilir Sosoli dhe zëvendësrektorja, dr. Benita Stavre.  

Dekani i Fakultetit, prof. dr. Ali Jashari, mbajti raportin vjetor. Më pas diskutuan pedagogët Arjan Kamburi, Sokol Suparaku, Anyla Maxhe, Irena Nikaj, Hysnie Hyska, Edlira Menkshi, Orjon Ago, Adriana Miçi, Olger Brame, Ermiona Braholli, Erinda Papa, Metin Vënxha, Benita Stavre, si dhe përfaqësues të Këshillit Studentor.

Diskutimet u përqendruan rreth problemeve që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së procesit mësimor, aftësimin e studentëve me kompetencat e duhura, krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe frymëzues në mësimdhënie duke patur në qendër studentin, përdorimin e mjeteve audiovizive, tërheqjen e studentëve në veprimtaritë e fakultetit dhe në vendimmarrje etj. Pjesëmarrësit debatuan për problemet e mësipërme, duke sjellë përvojën e tyre dhe duke dhënë propozime konkrete për të ardhmen.

Në fund të analizës foli dhe rektori i Universitetit, z. Gjergji Mero, i cili, pasi përgëzoi stafin akademik dhe drejtuesit e fakultetit për punën e bërë, shtroi disa probleme të rëndësishme lidhur me mjeshtërinë e mësimdhënies, me efektivitetin e punës kërkimore-shkencore, investimet në infrastrukturë etj.


Aktivitet me fëmijët me rastin e festave të fundvitit


Ekspeditë me studentë

 

 

sqAlbanian