Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Dega e Marrëdhënieve me Jashtë

Pjesë përbërëse e administratës së Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës është dhe Dega e Marrëdhënieve me Jashtë. Kjo Degë bashkëvepron me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe realizon shkëmbimet e informacionit midis unversiteteve.

FUNKSIONI I DEGËS SË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Ndër detyrat kryesore të kësaj Dege është koordinimi i programeve ku është përfshirë universiteti ynë, si dhe realizimi i lidhjeve ndëruniversitare që përfundojnë me nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Në këtë kuadër, Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” ka krijuar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme. Ai është pjesë e një sërë marrëveshjesh dhe projektesh bashkëpunimi.

Kështu, Universiteti “Fan S. Noli” ka lidhje të ngushta bashkëpunimi me të gjitha universitetet e tjera të vendit, si dhe ka nënshkruar protokolle bashkëpunimi me shumë universitete të huaja.

 

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

 Ardian Cerava – përgjegjësi i degës

 e-mail: acerava@unkorce.edu.al

 

 Evis kapurani – specialiste

e-mail: eviskapurani@yahoo.com

 

 

sqAlbanian