BASHKËPUNIM AKADEMIK NDËRKOMBËTAR NË KUADËR TË PROGRAMIT MASTER ME DIPLOMË TË DYFISHTË NË SHKENCAT BUJQËSORE

Nga data 12–19 janar 2026, Universiteti “Fan S. Noli” mirëpriti delegacionin e Universitetit Aldo Moro të Barit, Itali (UNIBA), të përfaqësuar nga profesorët Vincenzo Fucilli dhe Alessandro Petrontino, një vizitë e cila u zhvillua në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë në kuadër të Projektit Health Connect.

Stafi nga Italia i shoqëruar edhe nga pedagogia, dr. Aldona Minga, koordinatore e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy universiteteve zhvilloi një sërë takimesh institucionale dhe akademike me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional në fushën e shkencave bujqësore, cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Në takimin me rektorin e Universiteitt “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, ku të përfshihen programe të përbashkëta studimi, projekte kërkimore dhe mobilitete të safit e studentëve.

Gjithashtu, takime u zhvilluan edhe me prof. as. dr. Besnik Skënderasi, dekan i FB dhe prof. as. dr. Adrian Maho, përgjegjës i departamentit të Agronomisë, ku u diskutua në mënyrë të detajuar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve lidhur me hapjen e Programit të përbashkët të studimit në nivel “Master i Shkencave” në Shkencat Bujqësore (diplomë e dyfishtë), e cila pritet të nënshlkruhet së shpejti.

 

  

Previous Post
STUDENTËT E PROGRAMIT “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE” ZHVILLOJNË LËNDËN E SKIVE NË PISTËN E FSHATIT TURISTIK TË DARDHËS
Next Post
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR-CIKËL SEMINARESH SHKENCORE MBI SISTEMET AGRO-USHQIMORE INOVATIVE DHE TË QËNDRUESHME

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right