STUDENTË DHE PEDAGOGË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE U NJOHËN ME DISA PREJ ARRITJEVE MË TË FUNDIT NË FUSHËN E BIOTEKNOLOGJISË MOLEKULARE GJATË NJË ORE TË HAPUR QË ZHVILLOI ME TA PROF. DR. ARJOLA (GRAZHDANI) BACU, PEDAGOGE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Në datën 25 shkurt 2022 në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli”, u zhvillua një leksion i hapur me temë: “Bioteknologjitë molekulare dhe zgjidhja e mundur e problematikave në Shqipëri” mbajtur nga prof. dr. Ariola (Grazhdani) Bacu, pedagoge në Universitetin e Tiranës me një veprimtari të pasur shkencore në këtë fushë. Studentë dhe pedagogë të departamentit të Biologji-Kimisë, si dhe të ftuar të tjerë patën kënaqësinë dhe privilegjin të njiheshin me disa prej arritjeve të fundit në fushën e bioteknologjisë molekulare dhe perspektivat në të ardhmen. Prof. dr. Ariola (Grazhdani) Bacu, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e saj për bashkëpunime të mëtejshme midis departamentit të Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe departamentit të Biologji-Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

Previous Post
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE AGJENCISË SË ZBATIMIT TË GJUHËS TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ME QËLLIM REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË PËRBASHKËTA, HULUMTIME, NGRITJEN E KAPACITETEVE TË EKIPEVE PROFESIONALE TË PALËVE, SI DHE PËR MBËSHTETJE TË NDËRSJELLË GJATË REALIZIMIT TË VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA
Next Post
OFRIMI I KURSEVE TË GJUHËS DHE KULTURËS KINEZE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE FORCIMI I MARRËDHËNIEVE NDËRINSTITUCIONALE ËSHTË QËLLIMI I MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT LIDHUR MES  UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE INSTITUTIT “KONFUCI”- UNIVERSITETI I TIRANËS