“STRATEGJITË INOVATIVE PËR PRODHIM TË QËNDRUESHËM TË MOLLËVE”-SIMPOZIUM I ORGANIZUAR NË KORÇË ME FOKUS NXITJEN E INOVACIONEVE PËR NJË TË ARDHME MË EFIÇENTE NË KULTIVIMIN E MOLLËVE

Në datën 6 mars 2025 në qytetin e Korçës u zhvillua simpoziumi me temë “Strategjitë inovative për prodhim të qëndrueshëm të mollëve”. Në këtë takim u bënë bashkë fermerë, studiues dhe ekspertë të industrisë për të diskutuar metodën e rrallimit jo-manual dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm. Rezultatet? Ide novatore dhe zgjidhje praktike që pritet të revolucionarizojnë menaxhimin e pemetoreve!

Në emër të UNIKO përshëndeti takimin dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi.

Në fjalën e tij ai vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit të Bujqësisë, programit GIZ, institucioneve bujqësore dhe fermerëve që kultivojnë pemëtari si një mundësi e shkëlqyer për të rritur rendimentet, përmirësuar cilësinë e produkteve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë: “Ky bashkëpunim mund të përfshijë disa aspekte të rëndësishme që ndihmojnë për të adresuar sfidat dhe mundësitë që hasen në pemëtari.Për të zhvilluar një strategji inovative për prodhim të qëndrueshëm të mollëve, është e nevojshme të merren parasysh disa faktorë të rëndësishëm si menaxhimi i resurseve, përdorimi i teknologjive moderne, mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë”. Në takim u ndanë përvoja dhe praktika të suksesshme.

-Pilotimi gjatë vitit 2022 – 2024 konfirmoi se teknikat e avancuara të rrallimit përmirësojnë cilësinë e frutave dhe ulin ndjeshëm kostot e punës.

-Të dhënat nga stacionet meteorologjike dhe platforma RIMPRO vertetuan qe jane vendimtare për marrjen e vendimeve më të zgjuara si dhe adresimin e masave adaptuese që duhen marrë mbi ndryshimet klimatike.

-Fermerët ndanë përvoja të drejtpërdrejta për rrallimin jo-manual, duke dëshmuar sukses të vërtetë në fermë.

-Studentët e Fakultetit të Bujqësisë të angazhuar në këto projkete sollën gjithashtu përvojat tyre.

Një falënderim i veçantë u përcoll në emër të organizatorëve për të gjithë folësit, partnerët dhe pjesëmarrësit që e kthyen këtë simpozium në një moment kyç për një bujqësi më të qëndrueshme dhe fitimprurëse në Shqipëri!

Organizatorët ishin SRD II, Universiteti “Fan S. Noli”, GIZ, Agjencia Zvicerane për Zhvillim, Programi Anglez për zhvillim, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ADAD Malore.

 

Previous Post
GRUPI I EKSPERTËVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË 10 PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË FEF DHE FE
Next Post
INSTITUCIONET PARTNERE TË PROJEKTIT HAWKING ZHVILLUAN NJË VIZITË STUDIMORE NË UNIVERSITETIN E NIKOSIAS, QIPRO