THIRRJE PËR APLIKIM- AKADEMIA E INTEGRIMIT EVROPIAN DHE NEGOCIATAVE (AIEN)

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, hapet Thirrja e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, Edicioni III (2021-2022). AIEN zbatohet nga organizata Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave me mbështetjen e Komisionit Europian, Programi Erasmus+, Jean Monnet. 

Moduli I: “Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe Shqipëria”;  

Modul II: “Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve”- Katër Liritë e Tregut, Kapitulli 1 dhe 3; 

Modul III: “Lëvizja e lirë e punonjësve dhe politikat e punësimit” - Kapitulli 2 dhe Kapitulli 19; 

 Modul IV: "Konkurrenca dhe Ndihma shtetërore" - Kapitulli 8; 

 Modul V: “Promovimi i të drejtave të njeriut në kuadër të Integrimit Europian” - Kapitulli 23; 

 Modul VI: “Migracioni dhe Politikat e Vizave" -Kapitulli 24; 

 Modul VII Praktik: “Planifikim Projektesh dhe Bashkëpunim Ndërsektorial”; 

 Modul VIII: “Politikat e energjisë” - Kapitulli 15; 

 Moduli IX: “Zhvillimi Rural dhe Siguria Ushqimore” - Kapitulli 11 dhe 12; 

 Moduli X: “Shkenca, edukimi dhe kultura”-Kapitulli 26; 

 Moduli XI: “Shqetësimet mjedisore në Shqipëri dhe standardet europiane” - Kapitulli 27. 

  • Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) do të realizohet gjatë periudhës Qershor 2021 - Qershor 2022 
  •  Do të përzgjidhen 60 pjesëmarrës: punonjës në sektorin publik, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës privatë, akademikë, gazetarë dhe profesionistë të angazhuar politikisht (nivel qendror e lokal); 
  •  Afati i fundit i aplikimit është data 9 Maj 2021
  • Do të zhvillohen 11 Module (2-ditore, ditë të premte pasdite dhe të shtunë gjithë ditën, të strukturuara në 6 sesione), si vijojnë:
  • Do të ketë më shumë se 40 lektorë dhe ekspertë të fushave përfshirë dhe ekspertë nga institucione akademike evropiane; 
  •  Do të përfshihen çështjet më të rëndësishme dhe kapitujt prioritarë të Acquis së BE që lidhen me rolin transformues të BE në Shqipëri dhe perspektivën e anëtarësimit.  

    KRITERET PËR APLIKIM: 
     

  •  Përshtatshmëria e studimeve, profesionit dhe eksperiencës së punës me Modulet dhe tematikat e AIEN 2021-2022; 
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune; 
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel mesatar është e domosdoshme pasi realizimi i Moduleve do të jetë në shqip e anglisht (pa përkthim); 
  • Angazhim i plotë gjatë zhvillimit të akademisë në pjesëmarrjen e Moduleve të caktuara dhe aktiviteteve të tjera të përfshira në program. 

    Nëse jeni të interesuar, plotësoni formatin e aplikimit në linkun si vijon: https://www.cognitoforms.com/AkademiaEIntegrimitEuropianDheNegociatave/A... duhet të bashkëngjitni dokumentet e mëposhtme: 

  •  CV (Shqip ose Anglisht) 
  •  Letër motivimi (Anglisht) për pjesëmarrje duke specifikuar Modulet që preferoni të ndiqni dhe lidhjen tuaj akademike apo profesionale me to. 

Për t’u përditësuar mbi aktivitetet e radhës, ndiqni faqen zyrtare të organizatës dhe rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, si dhe mund të  kontaktoni në adresën e emailit: info@aien.al 

Ju urojmë suksese në aplikim!