Kjo marrëveshje ka si qëllim kryesor:
- Bashkëpunimin midis palëve për të realizuar aktiviteteve të përbashkëta,
- shkëmbimit të informacionit dhe botime akademike apo periodike
- shkëmbimit të personelit akademik dhe studentëve;
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi i dy institucioneve në fushat e mëposhtme:
- të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e ndërsjellta për të gjetur zgjidhje për problemet shkencore në fushat e interesit të përbashkët;
- të bashkëpunojnë për organizimin e aktiviteteve të prëbashkëta, debate, konferenca, simpoziume, ëorkshop-e në fusha të ndryshme të shkencës;
- të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave profesionale në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve;
- të bashkëpunojnë për shkëmbimet e stafit akademik, ndihmësakademik. administrativ dhe të studentëve;
- të bashkëpunojnë për shkëmbimin dhe përdorimin e literaturës shkencore dhe platformave online, etj.; të nxisin dhe mbështesin punimet kërkimore në fushat me interes të përbashkët.
Fushat kryesore të bashkpunimit në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë:
- shkëmbimi i stafit akademik për procesin mësimor;
- shkëmbimi i pedagogëve, studiiuesve dhe studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore shkencore; inkurajimi, mbështetja dhe implementimi i projekteve të përbashkëta kërkimore;
- promovimi, mbështetja dhe zbatimi i veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare dhe botime në fusha me interes të përbashkët);
- shkëmbimi i literaturës shkencore; shkëmbimi i librave, botimeve shkencore, programeve të studimit, projekteve akademike dhe informacion mbi kurset, konferencat, seminaret dhe bazat e të dhënave me interes të përbashkët;
- nënshkrimi i kontratave të përbashkëta të botimit në përputhje me buxhetin e dy institucioneve, nëse ka një interes të përbashkët për publikimin e rezultateve të kërkimit të mbuluara në këtë marrëveshje;
- shkëmbimi i përvojës në lidhje me menaxhimin e institucionit.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është:
- krijimi ei mundësisë për shkëmbimin e praktikës profesionale të studentëve;
- promovimin e aktiviteteve të përbashkëta;
- aksesi për bibliotekat universitare.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është:
- shkëmbim i stafit akademik, studentëve dhe stafit administrativ,
- shkëmbimi i informacionit dhe literaturës;
- kërkime dhe programe post doktorature të përbashkëta.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është:
- shkëmbime vizitash midis profesorëve duke pasur si qëllim nxitjen e aktiviteteve të përbashkëta si leksione të hapura, seminare, konferenca, shkëmbime përvojash dhe veprimtari të tjera në fushën e veprimtarisë së kërkimit shkencor,
- shkëmbime informacioni mbi sektorë specifikë dhe mbi çdo argument të vlerësuar të dobishëm nga palët
Qëllimi dhe objekti i kësaj marrëveshjeje do të përfshijë:
- shkëmbimin e stafit akademik për procesin mësimor;
- shkëmbimin e pdagogëve, studiuesve dhe studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore shkencore; inkurajimin, mbështetjen dhe implementimin e projekteve të përbashkëta kërkimore;
- promovimin, mbështetjen dhe zbatimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare dhe botime në fusha me interes të përbashkët);
- shkëmbimin e liteaturës shkencore; shkëmbimin e librave, botimeve shkencore, programeve të studimit, projekteve akademike dhe informacionit mbi kurset, konferencat seminaret dhe bazat e të dhënave me interes të përbashkët;
- nënshkrimin e kontratave të përbashkëta të botimit në pëputhje me buxhetin e dy institucioneve, nëse ka një inters të përbashkët për publikimin e rezultateve të kërkimit të mbuluara në këtë Marrëveshje Mirëkuptimi; organizimin e aktiviteteve të pëbashkëta sportive dhe kulturore;
- shkëmbimin e përvojës në lidhej me menaxhimin e institucionit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë midis palëve për zhvillimin e veprimtarive mësimore, hulumtuese, kualifikuese, botuese apo veprimtari të tjera në përputhje me misionin e secilit institucion.Bashkëpunimi mund të realizohet nëpermjet aktiviteteve të përbashketa si: veprimtari të përbashketa me karakter hulumtues, si dhe organizimin e konferencave, leksioneve, apo seminareve me studentët e të dy institucioneve nga lektorë të ftuar prej secilit institucion në fusha me interes te përbashkët dhe veçanërisht në fushën e shkencave sociale, të edukimit dhe të biznesit;shkëmbimin e publikimeve shkencore dhe kryerjen e publikimeve të përbashkëta në fushat e përmenduara më siper; trajnime për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik, administrativ dhe atij ndihmës; shkëmbime lektorësh dhe pranimin e studenteve te institucioneve respektive, me interes reciprok për akumulimin e krediteve për lendë te caktuara; njohjen e kualifikimeve reciproke per efekt të transferimit të studimeve apo te vazhdimit të studimeve të mëtejshme, kur përmbushen objektivat formuese të programit të studimit.
Drejtimet kryesore të bashkëpunimit: Bashkëpunimi midis palëve shtrihet në të gjithë fushat e dijes dhe të shkencës. Palët bashkëpunojnë me përparësi në shkencat albanologjike: gjuhësi, histori, antropologji kulturore, trashëgimi shpirtëore e identitare, studime letrare e kulturore; shkenca sociale në disiplinat e reja të shkencave natyrore dhe teknike: matematikë-fizikë, bioshkencë, bioteknologji dhe shkenca të jetës, si dhe në disiplina që kanë lidhje me fusha imperative si tërmetet, pandemitë, etj. Palët bshkëpunojnë për zhvillimin e aktivoteteve të përbashkëka shekcore si: kuvende, kongrese, konfernca, forume, simpoziume, etj. Palëtabshkëpunojnë për kryerjen e studimeve të përbashkëta. Palët bashkëpunojnë për aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta shkencore vendore, rajonale dhe europiane. Palët bashkëpunojnë për nxitjen dhe promovimin e studiuesve të rinj.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është:
- të forcojë bashkëpunimin në drejtim të formimit të studentëve në fushën e arkeologjisë;
- pedagogë të UNIKO mund të marrin pjesë në ekspeditat, projektet dhe studimet arkeologjike të QSA.
Objekti i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi mes palëve për:
- rritjen dhe ndërgjegjësimin e studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësve dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore e shkencore, lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të Pronësisë Industriale, si të drejta që u takojnë ekskluzivisht shpikësve dhe që ju sjellin atyre përveç përfitimit ekonomik edhe përfitimit moral, si rezultat i shfrytëzimit të shpikjeve në industri;
- krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vënien në dispoziciin të studentëve, stafit akademik deh shpikësve, të informacioneve periodike lidhur me arritjet e mëparshme në fushat e ndryshme të teknologjisë (shpikjet e bëra publike) si dhe të informacionit të nevojshëm lidhur me të drejtat ligjore që gëzojnë shpikësit dhe mënyrat ligjore për mbrojtjen e këtyre të drejtave.
- Palët zotohen të bashkëpunojnë në fushat e mëposhtme:
hartimi i kërkimeve të përbashkëta shkencore dhe projekteve të zhvillimit; - bashkëpunim në projekte individuale;
- organizimin e leksioneve, simpoziumeve, takimeve ndërkombëtare, konferencave, shkollave verore dhe workshop-eve;
- aksesin e studentëve në veprimtari shkencore;
- shkëmbimin e informacioneve, materialeve shkencore dhe publikimeve teknologjike-shkencore;
- kërkimin e mundësive të tjera në të ardhmen, me qëllim thelimin e bashkëpunimit.
Kjo marrëveshje ka si qëllim kryesor:
instalimin e stacionit të monitorimit dhe rezatimit mjedisor, Instituti i fizikës Bërthamore merr përsipër sigurimin, intstalimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të monitorimit të rrezatimit mjedisor që do të vendoset në tarracën e UNIKO
- Palët zotohen të bashkëpunojnë në fushat e mëposhtme:
mbështetje e ndërsjellë për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të nxitur zhvillimin e shkencave sociale humane, për shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik të Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe bshkëpunëtorët shencorë të tij; - vënien në disponim të literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner; krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëorët shkencorë të këtyre institucioneve, si dhe pasqyrimin e veprimtarive të përbashkëta në website-t e tyre;
- organizimin e përbashkët, duke filluar nga viti 2020, të aktiviteteve të përvitshme shkencore, ndërdisiplinore në vijim të traditës 15-vjeçare.
Kjo marrëveshje ka si qëllim kryesor iniciativa të përbashkëta në fushat:
- kërkimi shkencor dhe akademik;
- shkëmbim eksperience në lidhje me projektet e implementuara në IPPM;
- implementimi i projekteve të përbashkëta kërkimore dhe studimore;
- realizimi i auditoriumeve tematike me interesa të përbashkëta;
- iniciativa potenciale të përbashkëta që do të ndërmerren në përputhje me misionin dhe objkektivat e organizatave nënshkruese;
- pjesëmarrjen në aktivitetet që organizohen nga palët respektive lidhur me projektet zhvillimore; mundësi internshipi për studentët në IPPM;
- zhvillimin e leksioneve të hapura;
- mbështjetjen infrastrukturore që disponojnë palët për zhvillimin e trajnimeve në përputhje me kapacitetet ekzistuese dhe planifikimit/ njftimit paraprak.
Kjo marrëveshje ka për qëllim vënien në dispozicion të një zyre me qëllim zhvillimin e takimeve të kryesisë së këtij Këshilli
Objekti i këtij protokolli është të garantojë bashkëpunimin midis Universitetit "Fan S. Noli" dhe Qendrës së Testimit STA (CMD of ETS Tests), me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit, si parakusht për përfunsimin e suksesshëm në programet e studimit të ciklit të dytë (Master) dhe të tretë (Doktoraturë) që ofrohen në këtë Universiteti
KJo marrëveshje ka si qëllim:
- zhvillimin e aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe akademike;
- publikime të përbashkëta shkencore;
- pjesëmarrje në seminare, konferenca dhe takime akademike;
- shkëmbimin e informacionit ; organizimi i konferencave të përbashkëta në fushën e kontabilitetit;
- shkëmbim i përvojave përkatëse institucionale
Kjo marrëveshje synon mundësi për bashkëpunimin në procesin e akteve nënligjore, mundësi për të bashkëpunuar në procesin e kontrollit parlamentar, bashkëpunim në organizimin e konferencave, seminareve dhe veprimtarive të tjera, mundësi që studentët e UNIKO të kryejnë praktika profesionale, etj
Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi nga ana e WVA nëpërmjet dhurimit të minigrantit në favor të UNIKO me qëllim që kjo e fundit t'i përdorë në funksion të zbatimit të projektit "Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërshirëse"
Kjo marrëveshje ka si qëllim kryesor:
- zhvillimin e leksioneve të hapura;
- zhvillimin e praktikës pranë ALSE;
- pasurimin e bibliotekës me botimet ALSE.
Objekti i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi i palëve për zbatimin e Programit READ pranë Universitetit. Universiteti do të marrë pjesë ne Programin READ si institucion pritës në përputhje me termat dhe kushtet e përgjithsme të programit READ, të hartuara nga AADF dhe IIE.
Kjo marrëveshje përcakton angazhimet dhe përgjegjësitë e Palëve në kuadër të bashkëpunimit të tyre për promovimin dhe zbatimin e Programit READ
Kjo marrëveshje ka si qëllim:
Trajnime edukative, leksione dhe prezantime të studimeve kërkimore nga anëtarët e universitetit, nga ana e koordinatorit të arsimit grek në Shqipëri dhe nga bashkëpuntorët e tyre për tema të përshtatura për nevojat e stafit mësimor dhe nxënësve të njësive shkollore.
Universiteti "Fan S. Noli" ka detyrim t'i japë në përdorim Shkollës së Drejtorëve pa pagesë infrastrukturën arsimore dhe të pajisjeve.
Objekti i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është përcaktimi i rregullave me qëllim realizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetja reciproke midis palëve për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushat si:
• Shkëmbim të literaturës shkencore dhe informacioneve akademike dhe shkencore
• Organizimin e takimeve, seminareve të përbashkëta me tematika të programuara paraprakisht;
• Aktivitete akademike dhe kërkimore shkencore të përbashkëta (konferenca shkencore, simpoziume, workshop-e, leksione të hapura, etj.)
• Realizimin e projekteve dhe aktiviteteve me interes të përbashkët;
• Pjesëmarrje në programe akademike afatshkurtra dhe/ose programe të formimit të vazhduar;
• Mbështetje në kuadrin e veprimtarive kërkimore shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe anasjelltas.
• Promovimin e aktiviteteve që organizohen në bashkëpunim;
• Promovimin nga secila palë të aktiviteteve të secilit partner;
• Programe të veçanta praktike për studentët e Universitetit;
• Planifikimin dhe mbështetjen periodike në kryerjen e praktikave mësimore për studentët e Universitetit;
• Certifikimin e studentëve për kontributin e tyre pranë muzeut;
• Disponimin e ambjenteve (përkatësisht të MKAM dhe Universitetit F.N.) në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
• Vënien në dispozicion të literaturës së bibliotekës shkencore të Universitetit për punonjësit e muzeut ose për aktivitetet që muzeu mund të organizojë;
• Lehtësimin e procedurave për të vizituar muzeun për grupe studiuesish/profesorësh/studentësh të huaj që Universiteti afron pranë Muzeut.
• Pasurimin me botime / studime, apo kërkime shkencore të përbashkëta ose jo, në interes të të dy institucioneve, të bibliotekës së Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe anasjelltas.
Palët do të nxitin:
Kontaktet dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes tyre.
Shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit dhe pjesëmarrjen në aktivitete të realizuara nga Universiteti “Fan S. Noli” dhe nga Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë.
Mbështetjen, pjesëmarrjen, promovimin dhe organizimin e seminareve, takimeve si dhe aplikimin për projekte të përbashkëta, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë implementimit të projekteve të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
nxitjen për shkëmbimin e përvojave në kuadër të promovimit institucional. Palët do të bashkëpunojnë për realizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e përvojave:
Tryeza të rrumbullakta me pjesëmarrje të pedadogëve, specialisteve dhe menaxherëve të praktikës nga Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë, të cilat kanë për qëllim të përqasin background-in bashkëkohor teorik dhe praktikat e biznesit sot në rajon.
Diskutime të hapura me studentët dhe referime nga drejtues të kompanisë për problematika specifike të biznesit dhe sfidat e përballimit të tyre.
Palët do të ndihmojnë për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë të profesorëve, specialistëve dhe kërkuesve shkencorë në seminaret, simpoziumet ose konferencat ndërkombëtare dhe kombëtare të organizuara në Qarkun e Korcës dhe jashtë saj, si një mjet që do të kontribuojë për shkëmbimin e rregullt të informacionit midis palëve me të vetmin qëllim zhvillimin ekonomik të rajonit.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje:
- Shkëmbimet akademike midis institucioneve;
- Shkëmbimet e studentëve;
- Ofrim i kurseve të gjuhës kineze;
- Projektet e kërkimit të përbashkët;
- Konferencat e përbashkëta;
- Promovimi i aktiviteteve akademike të përbashkëta si mësimet e gjuhës kineze; programet kulturore të përbashëta;
- Shkëmbimet e publikimeve dhe materialeve të tjera akademike;
- Forma të tjera të bashkëpunimit akademik.
Objekti i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi mes palëve për:
- Promovimin e edukimit në fushat e teknologjisë dhe biznesit dhe për të përmirësuar programet shkollore dhe universitare në fushën e BPO, ITO, SSC, R&D për tregun e huaj dhe vendas duke përfshirë shërbime të kujdesit të klientit, menaxhimit financiar, burime njerëzore, amrketingut, punësim, promovimit online, lokalizimit, dixhitalizimit, SSC (Share Services Centers), BPO (Business Process Outsourcing), ITO (It Outsourcing), R&D (Research and Development), etj;
- Zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si: info-days, seminare, tryeza të rrumbullakëta, trajnime të ndryshme që kanë për qëlim ndërgjegjësimin e start-up-ve, për rëndësinë e edukimit universitar/ pas universitar dhe jo vetëm.
- Bashkëpunimi ndërmjet të dy palëve do të përfshijë:
- shkëmbim të njohurive, stafit dhe infrastrukturës për bashkëpunim me interes reciprok në fusha me interes të ndërsjellë, sidomos fushat e zhvillimit lokal dhe rajonal, etj.;
- shkëmbim të përvojave dhe kapaciteteve institucionale, sipas rastit;
- shkëmbim të materialeve, studimeve, botimeve dhe rezultateve të punës studimore dhe shkencore që realizohet në të dy institucionet;
- nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të përbashkëta me interes reciprok;
- mundësim të projekteve, programeve dhe financimeve të përbashkëta me interes të ndërsjelltë
- shkëmbim të stafit dhe ekspertëve të dy institucioneve me qëllim zhvillimin e moduleve/leksioneve, trajnimeve, projekteve të përbashkëta kombëtare dhe europiane, etj;
- pjesëmarrjes dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore të institucioneve në projekte kërkimore dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët si konferenca, seminare.
Bashkëpunimi institucional ndërmjet UNIKO dhe IETT synon:
- Pjesëmarrje në programe arsimore ndërkombëtare dhe projekte të përbashkëta të BE-së, të tilla si Erasmus + dhe projekte kërkimore shkencore, edukativo-kulturore etj., të tilla si Horizon 2020; IPA projects, Cross Border projects etj.
- Sigurimi i mundësive të praktikës për studentët e UNIKO në IETT dhe kompani e sipërmarrje partnere të kësaj të fundit;
- Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e edukimit, kërkimit shkencor, trajnimeve dhe tryezave të rrumbullakta, konferencave studentore, konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare;
Shkëmbime eksperiencash përmes mbajtjes së leksioneve të hapura prej të ftuarve nga të dy institucionet; - Njoftimin dhe pjesëmarrjen e stafeve respektive në evente të përbashkëta;
- Të tjera mundësi bashkëpunimi në fushën akademike e më gjerë me përfitime për të dyja palët.
Kjo marrëveshje ka si synim të zbatohet përmes veprimtarive të mëposhtme:
• Hedhjes së bazave për organizime dhe aktivitete të përbashkëta me qëllim sensibilizimin, trajtimin e ceshtjeve të ndjeshme mjedisore.
• Mobilizimin burimeve të përbashkëta njerëzore dhe logjistike ndaj qëllimit të kësaj marrvëshje.
• Ndërmarrjen e nismave dhe veprimeve konkrete në kuadër të ditëve mjedisore lokale dhe globale.
• Promovimin e vlerave të ekoturizmit, agroturizmit si dhe aktiviteteve njerëzore me bazë natyrën, që kontribuojnë në ruatjen e saj.
• Krijimin e mundësive për të aksesuar zhvillimin e kërkimit shkencor në programet e ciklit të dytë nga ana e studentëve.
• Aplikimi si partnerë të përbashkët në thirrje të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Organizimi i takimeve të përbashkëta periodike me qëllim zbatimin e planit të vendosur si dhe rritjen e efikasitetit bashkëpunues.
• Organizimin e konferencave kombëtare, workshope, shkolla verore, praktikave, seminareve e kurseve për tematikën e ruajtjes së natyrës.
• Nxitjen e shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese të laboratoreve didaktë dhe kërkimorë nga stafet akademike, studentët përkatës dhe stafit të PPNEA që nënshkruajnë këtë marrëveshje.