NOTIFICATIONS IN THE FACULTY OF EDUCATION AND PHILOLOGY

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është miratuar Qendra e Zhvillimit të Provimit të Gjuhës Greke. Provimi për njohjen e gjuhës greke certifikohet nga Qendra e Gjuhës Greke (ΚΕΓ – Κεντρο Ελληνικης Γλωσσας, Selanik), si një nga dhjetra qendrat e certifikimit së gjuhës greke të shpërndara në Evropë.

Kjo qendër, e themeluar në vitin 1994, mbikqyret nga Ministria e Edukimit, Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë dhe njihet si një nga institucionet për njohjen e gjuhës greke ndërkombëtarisht dhe përjetësisht (provimi nuk ka nevojë të rinovohet).

Njohja e gjuhës greke do të certifikohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli elementar (A1) deri në atë më të përparuar (C2).

Kështu, p.sh., zotërimi i certifikatës B2, u jep mundësinë të interesuarve të regjistrohen për të ndjekur studimet në një institucion të arsimit të lartë kudo në shtetin grek, ose zotërimi i certifikatës C2 u jep mundësinë të interesuarve të punësohen në një institucion të Arsimit të Lartë në Greqi.

Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës 332, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, nga data 1 shkurt deri më 19 mars 2017, çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 15.00 për të marrë informacionet e nevojshme.

Provimet me gojë dhe me shkrim të gjuhës greke do të zhvillohen nga data 16 – 18 maj 2017.

 

Për udhëzime të nevojshme ose për të parë shembuj të testeve sipas niveleve të kërkuara mund t’i drejtoheni adresës elektronike: http://www.greeklanguage.gr/certification/node/3

Tarifat e pagesave sipas niveleve janë si më poshtë:

Niveli A1 (për fëmijë 8-12 vjeç) 65 euro
Niveli A1 (për adoleshentë dhe të rritur) 65 euro
Niveli A2 65 euro
Niveli A2 (për qëllime speciale) 65 euro
Niveli B1 65 euro
Niveli B2 73 euro
Niveli C1 73 euro
Niveli C2 73 euro

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right