NJË GRUP DEPUTETËSH NGA KOMISIONI PËR EDUKIMIN DHE  MJETET  E INFORMIMIT PUBLIK ISHIN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU DISKUTUAN ME STAFIN MBI LIGJIN E ARSIMIT TË LARTË 

Në datën 28 qershor 2024 një grup deputetësh nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ishin në Universitetin “Fan S. Noli”, ku diskutuan me stafin e këtij Universiteti mbi Ligjin e Arsimit të Lartë. 

Sipas kryetares së këtij Komisioni, znj. Flutura Açka qëllimi i takimit ishte parashtrimi dhe mbledhja e ideve mbi mënyrën se si mund të përmirësohet më tej ndryshimi/zbatimi i këtij ligji në të mirë të kontekstit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Ajo nënvizoi se takimi vjen në kuadër të një turi monitorimesh që ky komision po zhvillon në vend. Sipas saj takimi në Universitetin e Korçës ka qenë një ndër më mbresëlënësit sa i takon çështjeve të ngritura nga të pranishmit, të cilat kërkojnë një kombinim të punës së këtij komisioni me ministrinë dhe stafet akademike. Gjithashtu, ndërsa veçoi disa nga çështjet kryesore të trajtuara si akreditimi e programet e studimit ajo u ndal në programet e mësuesisë. 

Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre theksoi se bëhet fjalë për një ligj që është maturuar dhe ka vite që zbatohet kështu që edhe diskutimi u fokusua në formatin e prakticitetit të zbatimit të këtij ligji. Risitë që solli universiteti në lidhje me rekomandimet për përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor fokusohen kryesisht në ndërkombëtarizimin e universiteteve. Një tjetër element i rëndësishëm që u diskutua kishte lidhje me formatin e  programeve mësimore me pikësynim prakticitetin, ndërsa një tjetër element po kaq i rëndësishëm ishte edhe diskutimi mbi krijimin e një formati balancues midis punës kërkimore dhe aktivitetit mësimor të stafit akademik.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetë të Qarkut të Korçës, të cilët vlerësuan stafin, punën dhe veprimtarinë e suksesshme ndër vite të UNIKO. Ata së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni u shprehën të gatshëm që zërin e Universitetit të Korçës ta përcjellin në instancat përkatëse për t`i dhënë rëndësinë, vlerësimin e duhur dhe mbështetjen e nevojshme zhvillimit të mëtejshëm këtij Institucioni të Arsimit të Lartë.   

Previous Post
TAKIMI I RADHËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “MIRËQENIA EMOCIONALE DHE SOCIALE E FËMIJËVE, ADOLESHENTËVE DHE TË RINJVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË”, U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS 
Next Post
“Fan S. Noli” University Awarded the Erasmus Charter for Higher Education for 2021-2027

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right