Në datën 18 tetor 2023, rektori i Universitetit ‘Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre pritën në takim prof. dr. Petrit Pollozhanin, pedagog i Fakultetit Ekonomik i Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Në takim u fol kryesisht për botimet e tij, tekste universitare në fushën e ekonomisë një fond prej të cilave, prof. Pollozhani i dhuroi për Bibliotekën Shkencore dhe Bibliotekën e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli”.
Rektori e falënderoi profesor Pollozhanin për librat e dhuruar, të cilët do të jenë në mbështetje të punës kërkimore dhe shkencore të stafit dhe studentëve të Universitetit tonë.
Librat e dhuruar janë disa kopje të titujve: “Mikro-ekonomia”; “Makro-ekonmia” dhe “Hyrje në ekonomi”.
Prof. dr. Petrit Pollozhani është ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ai ka një veprimtari të pasur profesionale-shkencore, si pedagog, punonjës shkencor, intelektual, hulumtues e krijues, si referues e debatues në shumë tubime shkencore brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut.








