“EKSPLORIMI I SHKRIMIT AKADEMIK DHE INTEGRITETIT”-WORKSHOP ME STUDENTË TË VITIT II DHE III TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “BACHELOR” NË “GJUHË ANGLEZE”

Në datën 23 maj 2024 në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua workshopi me temë: “Eksplorimi i shkrimit akademik dhe integritetit”. Pjesëmarrës ishin studentë të vitit II dhe III të programit të studimit “Bachelor” në “Gjuhë Angleze”.

Objektivi kryesor i ëorkshop-it ishte diskutimi i praktikave më të mira në shkrimin akademik dhe standardet e integritetit akademik për të përmirësuar shkrimin e studentëve.

Workshop-i nisi me prezantimet nga felloëship Marissa Foti që u pasuan nga pedagogia, dr. Dorela Kaçauni dhe nga vullnetarja e Korpusit Amerikan të Paqes Letitia Jenkins.

Temat kryesore kishin të bënin me integritetin akademik në një kontekst global, diskutimin e 5 hapave për të cituar siç duhet burimet, praktikën e gjetjes dhe identifikimit të burimeve shkencore, të besueshme dhe me reputacion duke përdorur metodën CRAAP, eksplorimi i mjeteve të dobishme të AI për të krijuar një faqe “vepra të cituara” dhe rishikimi i burimeve rreth studimit jashtë vendit dhe shkrimit të esesë së kolegjit.

Pjesëmarrësit u angazhuan në punë praktike ndërvepruese, të tilla, si: futja e duhur e citimeve në tekst dhe analizimi i katër burimeve të ndryshme, të cilat lehtësuan kuptimin më të thellë dhe zbatimin praktik të koncepteve të diskutuara. Reagimet nga pjesëmarrësit ishin shumë pozitive, duke theksuar dobinë e tij në shkrimin e punimeve të tezës së vitit të tretë.

Ky workshop arriti objektivat e tij dhe pjesëmarrësit shprehën interes për të ndjekur sesionet e ardhshme me tema të ngjashme.

Planet për veprimtaritë vijuese përfshijnë bashkëpunime me studentët dhe krijimin e një qendre shkrimi në Universitet.

Previous Post
MARKETINGU DIXHITAL ISHTE NË FOKUS TË DITËS SË HAPUR QË ORGANIZOI ME STUDENTËT FAKULTETI I EKONOMISË DHE BASHKIA KORÇË
Next Post
Jeni të ftuar të merrni jesë në ligjëratën e hapur të Prof. as. dr. Elona Çeçe

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right