Qendra Ndërkombëtare e “Kolegjeve të Botës së Bashkuar” (United World College International) për vitet akademike 2020-2022 ofron studime në nivel parauniversitar në shtatë kolegjet e botës së bashkuar (UWC) që ndodhen në vendet: Itali, Bosnjë dhe Herzegovinë, Holandë, Gjermani, Angli, Kinë, Japoni dhe Kosta Rika. Sqarojmë se United World College (UWC) është një rrjet shkollash të cilat ofrojnë diplomë IB (International Baccalaureate) në një mjedis ndërkombëtar për studentë të moshës 16 deri në 17 vjeç. Programi kurrikular ndërkombëtar 2-vjeçar, “International Baccalaureate Diploma” ofrohet në gjuhën angleze. Komiteti Kombëtar i Shqipërisë, i cili vepron në bazë të një memorandumi të nënshkruar me zyrën qendrore të UWC në Londër, është një organizatë jo-qeveritare e regjistruar në Shqipëri për të ushtruar veprimtarinë në lidhje me këtë program ndërkombëtar. Komiteti shqiptar drejtohet nga ish-studentë që kanë përfunduar këtë sistem shkollor dhe synon të sigurojë transparencë dhe integritet maksimal për të gjitha procedurat përkatëse të shtrira në disa faza të aplikimit. Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë nxënësit e klasës së 10-të, 11-të dhe 12-të që deri më 1 Shtator 2020 janë 16 ose 17 vjeç, kanë mesatare mbi 8.5 dhe flasin gjuhën angleze. Procesi i aplikimit përfshin gjithashtu në fazën e fundit të përzgjedhjes edhe intervista me ish-studentë nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë. Për ciklin që fillon vitin e ardhshëm (2020-2022) ofrohen 11 të drejta studimi për studentët shqiptarë në 8 kolegje të ndryshme. Aplikimet fillojnë në fillim të muajit Tetor 2019 dhe mbyllen javën e pare të muajit Nëntor 2019. Për një informacion më të hollësishëm dhe për sqarime të mëtejshme lidhur me këtë program, ju lutemi referojuni faqeve të internetit www.al.uwc.org; www.uwc.org, email: info@al.uwc.org