Në datën 1 korrik 2026 në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë, prof. dr. Aurel Nuro gjatë leksionit trajtoi metodat bashkëkohore të analizës së mbetjeve të pesticideve me anë të teknikave LC dhe GC, duke u ndalur në të gjithë procesin analitik, nga marrja e mostrës deri te interpretimi dhe raportimi i rezultateve. Të pranishmit, staf akademik, specialistë të bujqësisë në rajoni e Korçës e studentë, gjatë diskuimeve u fokusuan në rëndësinë e analizave laboratorike për garantimin e sigurisë ushqimore, kontrollin e cilësisë dhe përmbushjen e standardeve në sektorin agro-ushqimor.
Pas përfundimit të leksionit, takimi vijoi me inspektimin e pajisjeve laboratorike Gas Chromatography (GC) dhe High-Performance Liquid Chromatography (HPLC) në Laboratorin e Kimisë dhe Agroushqimit të Fakultetit të Bujqësisë. Gjatë këtij inspektimi u diskutua mbi gjendjen, funksionalitetin dhe mundësitë e përdorimit të këtyre pajisjeve në analizat laboratorike, kërkimin shkencor dhe procesin mësimor.















