Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të programeve të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” dhe Master Profesional në “Mësuesi në Gjuhë Angleze”, alumni ynë Xhulja Zenunllari është sot me meritë pjesë e stafit ndihmësakademik të UNIKO, gjë e cila tregon përkushtim, punë dhe zgjedhjen e programit të duhur që i hapi asaj rrugën drejt një karriere të suksesshme.
Rrugëtimi i saj akademik është një shembull se investimi në arsim cilësor sjell mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe personal.
Xhulja Zenunllari sot jep kontributin e saj si specialiste në Sektorin e Kurrikulave dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, UNIKO, institucioni, ku hodhi hapat e parë drejt profesionit.
Në këtë moment mjaft të rëndësishëm për të gjithë maturantët, ajo i fton të bëjnë hapin e tyre të radhës: “Zgjidhni ofertën akademike të UNIKO, pasi aty do të gjeni programe studimi që ofrojnë perspektivë, mbështetje dhe mundësi për të arritur potencialin tuaj”!



