Një ditë plot me emocione, përqafime të ngrohta dhe dedikime me shumë dashuri kanë përcjellë studentet e Universitetit “Fan S. Noli” në këtë 8 mars, për nënat e vetmuara në qytetin e Korçës.
Ishte nisma e studenteve të programit 2-vjeçar të studimit “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”, UNIKO e cila gjeti menjëherë mbështetjen e Dorcas Aid Albania për të ofruar një ditë feste dhe gëzimi për këto gra të moshuara.
Faleminderit Dea Spahiu, Marisa Gypi, Ana Kulla, Albina Cenolli, Silda Dulellari, Enxhi Mingo, Damiana Demo dhe Erjola Pere jo vetëm për gatimet e mrekullueshme por edhe për dashurinë dhe pasionin me të cilin i`u përkushtuat këtij organizimi kaq të veçantë që solli lotë gëzimi dhe lumturi në zemrat e këtyre grave të moshuara.
Falënderime edhe për Dorcas Albania për bashkëpunimet e vazhdueshme me Universitetin tonë.