“TË ZGJEROJMË DHE THELLOJMË MË TEJ BASHKËPUNIMIN NDËRINSTITUCIONAL NË KUADËR EDHE TË OBJEKTIVAVE TË PËRBASHKËTA TË DY INSTITUCIONEVE”-ISHTE FOKUSI I TAKIMIT TË ZHVILLUAR MIDIS DREJTUESVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË

Në datën 6 dhjetor 2024 në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe Këshillit të Qarkut, Korçë u zhvillua një takim konsultativ me fokus zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit, duke patur parasysh edhe objektivat e përbashkëta si dy institucione rajonale.

Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erion Nexhipi vlerësuan bashkëpunimin dhe veprimtaritë e realizuara në këtë kuadër gjatë vitit 2024 dhe bashkë me drejtues të dy institucioneve të pranishëm në takim ndanë mendime sa i takon veprimtarive të përmbyllura me sukses si: mbështetje për të rinjtë në bujqësi, olimpiadat e shkencave për shkollat e mesme të qarkut të Korçës, konferencat shkencore të bashkëorganizuara, veprimtari me studentët etj.

Për vitin 2025 ata dhanë mendime konkrete për të tjera projekte e veprimtari të përbashkëta, në mbështetjen e vazhdueshme për kërkimin shkencor, në organizimin e olimpiadave e aktivitete promovuese etj.

Previous Post
FILLUAN APLIKIMET NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË FUSHËN PSIKOPEDAGOGJIKE (35 ECTS)
Next Post
“IZOLIMI FIZIK DHE FRIKA NGA VETMIA MORALE”-WORKSHOP I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE, ME FTESË NGA IEVP DRENOVË