Shpallet thirrja për aplikime për Mobilitet mësimdhënie/trajnim në Universitetin Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Vidzeme, Valmiera, Letoni, në kuadër të Programit Erasmus+.
Periudha e mobilitetit parashikohet prgjatë vitit akademik 2024-2025
Periudha për kryerjen e mobilitetit për mësimdhënie: Semestri i dytë: shkurt – qershor.
Periudha për kryerjen e mobilitetit për trajnim: deri më 30 shtator 2025.
Dokumentet që nevojiten për aplikim, janë të listuara më poshtë:
1. ID/pasaportë
2. CV
3. Dëshmia e punësimit në universitet lëshuar drejtpërdrejt në anglisht ose përkthyer në anglisht.
4. Marrëveshja e mobilitetit mësimdhënie/trajnim
Fusha në të cilën parashikohet të kryhet mobiliteti për mësimdhënie: Administrim Biznesi
Afati i aplikimit: 31 tetor 2024
Aplikimi do të kryhet, pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat.
Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë kësaj zyre ose të kontaktoni nëpërmjet email-it: fstillo@unkorce.edu.al