DY EMRA TË NJOHUR TË SKENËS DHE KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, REGJISORI LEKA BUNGO DHE AKTORI VIKTOR ZHUSTI ISHIN NË NJË BASHKËBISEDIM ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 10 shkurt 2023, dy emra të njohur të skenës dhe kinematografisë shqiptare, regjisori Leka Bungo dhe aktori Viktor Zhusti ishin sot mes studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”. Ata u pritën në një takim të organizuar nga departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë me pedagogë, studentë dhe maturantë të ftuar. Gjatë bisedës mes tyre u fol për artin në përgjithësi, duke u ndalur më pas në bashëpunimin e tyre më të ri: “Profesionisti”, një komedi e trishtë, vepër e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç, që trajton një nga temat më të nxehtat të shoqërisë shqiptare atë të hapjes së dosjeve të ish sigurimit, e cila do të shfaqet edhe për artëdashësit korçarë.

Tema e trajtuar ngjalli mjaft interest tek të rinjtë e pranishëm, të cilët nuk nguruan të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, në lidhje me shfaqjen, karrierën dhe jetën e tyre profesionale në përgjithësi. Duke iu drejtuar brezit të ri regjisori Bungo u shpreh: “Thjesht mesazhi dhe tema që kjo shfaqje trajton është shumë e përafërt me problemet e shqiptarëve sot. Një nga çështjet që autori trajton në vepër, është çështja e persekucionit të shqiptarit gjatë regjimit komunist, persekucionit në të gjitha përmasat dhe kjo është një nga temat kryesore të cilin autori me mjeshtëri e ka sjellë në këtë vepër artistike mjaft të kuptueshme për të gjithë”.  

Previous Post
“GJITHPËRFSHIRJA E NXËNËSVE NËPËRMJET KOMPETENCËS DIGJITALE”-TRAJNIM ME MËSUES TË RAJONIT TË KORÇËS NË KUADËR TË PROJEKTIT DIGJIKOMP
Next Post
STAFI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE STUDENTË ME QIRINJ DHE LUTJE PËR MIJËRA VIKTIMA TË TËRMETIT SHKATËRRUES TË DATËS 6 SHKURT 2023 NË TURQI E SIRI