Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Nëntor 2022

Month

Në datën 21 nëntor 2022, anëtarët e Rotary Korça West u pritën në një takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme jo vetëm me bursa për studentët më të mirë dhe ata në vështirësi ekonomike, por edhe për bashkëpunimin me Universitetin tonë në veprimtari të...
Read More
Prej datës 21-25 nëntor 2022 “Laboratoti i Dijes” i Universitetit“Fan S. Noli” zhvilloi Edicionin IV të Olimpiadës “Rroke Shkencën”. Dhjetra nxënës të shkollave të mesme të Qarkut të Korçës u bënë pjesë e 8 olimpiadave, duke testuar njohuritë e tyre në fushën e shkencave sociale, fizikës, matematikës, kimisë, gjuhës angleze, letërsisë etj.   Në fund...
Read More
Në datën 21 nëntor 2022 departamenti i Histoi-Gjeografisë në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit organizoi një takim me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve të kolegjit “Preca” në Korçë. Ky takim, i cili zhvillohet edhe në kuadër të promovimit të këtij Departamenti u përshëndet fillimisht nga zëvendësdekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, dr. Orjon...
Read More
Në datën 18 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Manastir, Maqedoni e Veriut (Универзиетот Св. Климент Охридски, Битола) u zhvillua një takim ndërmjet studentëve vendas, studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Universitetit “Western Macedonia”, Follorinë. Në qendër të takimit ishte diskutimi dhe projektimi i veprimtarive të përbashkëta sportive dhe...
Read More
Në datën 17 nëntor 2022 Universiteti “Fan S. Noli” lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Eskisehir Osmangazi University, Turqi. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët e të dy universiteteve, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. dr. Kamil Çolak gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e sallës së Senatit, në prani edhe të drejtuesve të tjerë të dy...
Read More
Duke filluar nga data 16 nëntor 2022 studentë të departamentit të Infermierisë kanë qenë çdo ditë pranë bankës së gjakut për të dhuruar gjak. Në ditën e parë i janë drejtuar vullnetarisht kësaj Banke dhjetëra studentë të vitit të I për të vijuar më tej me studentë të cikleve të tjera të studimit. Sipas përgjegjësit...
Read More
Nga  data 16 deri më 18 nëntor 2022, në Universitetin e Tetovës, zhvilloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Kjo ngjarje përfshiu në vetvete disa konferenca shkencore ndërkombëtare, të cilat u organizuan nga fakultetet e Universitetit të Tetovës, me qëllim shpërndarjen dhe afirmimin e rezultateve kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e...
Read More
Në datën 15 nëntor 2022 në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur, ku të ftuar ishin studentë e pedagogë të departamentit të Gjuhëve të Huaja. Leksioni u mbajt nga prof. as. dr. Ligia Tomoiagă, profesore e gjuhës angleze pranë Qendrës Universitare Veri Baia Mare...
Read More
Në datën 15 nëntor 2022 u organizua një takim mes studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe nxënësve të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare. Simbolika e këtij takimi lidhej me nismën e fundit të Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë, botimin e Antologjisë “Laboratori i krijimit letrar”, me krijimet në...
Read More
PROCESI MËSIMOR PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” DO TË FILLOJË NË DATËN 21 NËNTOR 2022 SIPAS ORAREVE TË PUBLIKUARA NGA NJËSITË PËRKATËSE NË FAKULTETE DHE FAQEN WEB SUKSESE !
Read More
1 2 3 4