Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ZGJERIMI DHE KONKRETIZIMI I BASHKËPUNIMIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME UNIVERSITETE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ISHIN FOKUSI I NJË TAKIMI QË AMBASADORI I RMV NË SHQIPËRI, Z. DANCHO MARKOVSKI ZHVILLOI ME AUTORITETE DREJTUESE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 24 qershor 2022, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, z. Dancho Markovski zhvilloi një takim me autoritete drejtuese tw Universitetit “Fan S. Noli”. Zgjerimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit të Universitetit “Fan S. Noli” me universitete të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin në qendër të tij. Konkretisht u fol për programe të përbashkëta studimi, kryesisht me universitetet e Tetovës, Shkupit e Bitolës me të cilat Universiteti ynë ka bashkëpunim. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe Ambasadori Markovski vlerësuan mundësitë e shumta që ofrojnë universitetet në këtë kuadër ku edhe ranë dakord që grupet e punës të fillojnë punën sa më shpejt për hartimin e këtyre programeve të cilët të jenë me interes për studentët dhe njëkohësisht të përfshijnë edhe njohuri për gjuhën e kulturën e të dy vendeve.

Leave a Reply

sqAlbanian