Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI NJË TAKIM TË STAFIT AKADEMIK ME MATURANTË TË SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “BARDHYL POJANI”, DUKE I NJOHUR ATA ME OFERTËN AKADEMIKE DHE MUNDËSITË E SHUMTA QË U OFRON UNIVERSITETI YNË NË TREGUN E PUNËS

Në datën 11 shkurt 2022, maturantë të shkollës së mesme të bashkuar “Bardhyl Pojani” vizituan Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës për t`u njohur nga afër me veprimtarinë që zhvillon ky Universitet, programet e studimit dhe në përgjithësi me mundësitë që ai u ofron për të qenë nesër profesionistë të aftë për tregun e punës në rajon e më gjerë. Pedagogët i njohën ata me programet e ndryshme, duke iu përgjigjur edhe interesit të nxënësve, të cilët nuk nguruan të bëjnë edhe pyetje. Në këtë moment kur ata janë në prag edhe të plotësimit të formularëve për të aplikuar në universitete u njohën me alternativat më të mira që u ofron Universiteti “Fan S. Noli”.

Leave a Reply

sqAlbanian