Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORRËN PJESË NË KONFERENCËN IV STUDENTORE: “INOVACION NË INXHINIERI, SHKENCË DHE TEKNOLOGJI”

Në datën 6 maj 2022, Albanian University në partneritet me Universitetin “Fan S. Noli”, Canadian University of Technology dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” organizuan Konferencën IV Studentore “Inovacion në Inxhinieri, Shkencë dhe Teknologji”. Në këtë konferencë, nga Universiteti “Fan S. Noli” prezantuan punimet e tyre studentët: Desara Hoxha, nga programi i studimit “Teknologji Informacioni”, me temë: “Siguria dhe implementimi i AES në Python”, Erisa Muhaxhiri, nga programi i studimit “Informatikë Biznesi”, me temë: “Adoptimi i teknologjisë Cloud në biznes” dhe Josina Salillari, nga programi i studimit “Informatikë Biznesi”, me temë: “Një strategji e-business për një institucion arsimor”.

Leave a Reply

sqAlbanian