Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“STRENGTHENING TEACHING COMPETENCES IN HIGHER EDUCATION IN NATURAL AND MATHEMATICAL SCIENCES” (TECOMP)-ËSHTË PROJEKTI NË KUADËR TË TË CILIT U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË NJË WORKSHOP ME PJESËMARRJEN E PËRFAQËSUESVE TË UNIVERSITETEVE NGA SERBIA DHE SHQIPËRIA

Në datat 13-17 shtator 2021, në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një workshop me fokus kompetencat në mësimdhënie, në kuadër të projektit “Strengthening Teaching Competences in Higher Education in Natural and Mathematical Sciences” TeComp (Forcimi i Kompetencave të mësimdhënies në Shkencat Natyrore dhe Matematikore në Arsimin e Lartë”).

Grupi i pedagogëve pjesëmarrës nga universitete shqiptare dhe serbe, zhvilloi fillimisht një takim me rektorin e UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektoren për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre, zëvendësrektorin për mësimin dr. Arto Adili etj. Gjatë bisedës theksi u vu mbi rëndësinë që ka rritja e cilësisë së mësimdhënies në universitete në fushën e shkencave natyrore dhe të matematikës, duke integruar në një shkallë të lartë metodat pedagogjike, të metodologjisë dhe teknologjisë bashkëkohore, çka përbën edhe qëllimin e këtij projekti. Universiteti i Korçës, si pjesë e këtij projekti do të manaxhojë punën mbi standardet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm të cilësisë, si dhe përgatitjen dhe analizimin e raporteve të cilësisë.

Gjatë 5 ditëve të trajnimit pjesëmarrësit trajtuan tema aktuale dhe raste konkrete në lidhje me metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe modernizimin e këtyre dy proceseve në Arsimin e Lartë Evropian; mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar midis universiteteve nëpërmjet programit Erasmus; mësimdhënia e kombinuar (online dhe onsite); bashkëpunimi arsimor, shkencor dhe teknik midis universiteteve; vlerësimi i njohurive të studentëve; përgatitja e materialeve të mësimdhënies; krijimi i materialeve interaktive; metoda të mësimdhënies së matematikës dhe kimisë; kriptografi; matlab etj.    

Pjesë e këtij projekti janë: Universiteti i Nishit, Universiteti i Beogradit, Universiteti i Novi Sadit dhe Universiteti i Kragujevacit, Serbi, Universiteti i Gjirokastrës dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Shqipëri; Universiteti i Gentit, Belgjikë, Universiteti i Oviedos dhe Universiteti i Granadës, Spanjë, Universiteti i Ostravës, Çeki dhe Universiteti i Banska Bistricës, Sllovaki.

Leave a Reply

sqAlbanian