PAMJE SATELITORE E UNIVERSITETIT

Universiteti ndodhet në pjesën verilindore të qytetit, në Shëtitoren " Rilindasit ". Sot mjediset e universitetit përfshijnë katër ndërtesa ku zhvillon veprimtarinë trupi mësimor dhe administrata. Aty ndodhen dy konviktet e studenteve, fusha e sportit dhe gjithë mjediset e tjera ndihmëse për ta. Universiteti ka dhe departamentin e Infermierisë, që ndodhet pranë zonës spitalore të qytetit. Mësimi në Universitet zhvillohet në gjuhën shqipe. Aty mësohen disa gjuhë të huaja, si anglishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjermanishtja.

 

PAK HISTORI NGA QYTETI I KORÇËS

Korça është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë, qendër e prefekturës. Shtrihet në pjesën juglindore të vendit, në rrëzë të malit të Moravës, në lartësinë 869 m mbi nivelin e detit, ndërsa lartësia mesatare e rrethit është 1145 m mbi nivelin e detit.

Rrethi i Korçës ka një sipërfaqe të përgjithshme 1752 km2 dhe kufizohet në veri me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në lindje me Republikën e Greqisë.

Klima e Korçës është kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të ngrohtë. Për shkak të lartësisë, pjesa më e madhe e reshjeve janë dëborë; sasia mesatare e reshjeve vjetore është 790 mm. Temperatura mesatare më e vogël llogaritet -3.2 C dhe ajo më e lartë +26.80 C

Sipas të dhënave të vitit 1997 rrethi i Korçës kishte një popullsi prej 194 mijë banorë, ndërsa qyteti kishte mbi 80 mijë banorë.

Korça është vendbanim i lashtë në trevën e fisit ilir të Enkelejve. Pozita mjaft e përshtatshme, bëri që Korça të shndrohet shpejt në një qendër qytetare Në mesin e shekullit XVIII hapi dyert Akademia e Voskopojës që përbën një kulm për arsimin dhe kulturën tonë kombëtare.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX Korça u bë një nga qendrat më të mëdha ekonomike, tregtare e kulturore të vendit. Gjatë Rilindjes Kombëtare në Korçë u zhvillua një veprimtari gjerë e mbështetur nga shumë atdhetarë të mërguar. Fryti i këtyre përpjekjeve ishin hapja më 7 mars 1887 e Mësonjëtores së Parë Shqipe dhe më 1893 e Shkollës së Vashave.

Më 10.12.1916 Korça u shpall Krahinë Autonome dhe në tetor të vitit 1917 u çel Liceu Francez.

Qyteti i Korçës i mirëpret miqtë dhe vizitorët me një serë veçorish si me rrugët karakteristike, Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun e Mësonjëtores së Parë Shqipe, gjelbërimin pastërtinë, ajrin e pastër etj.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet