QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • PREZANTOHEN NË UNIVERSITETIN “ FAN S. NOLI” TË KORÇËS BURSAT SUR-PLACE TË OFRUARA NGA WUS

    Në datën 20 prill në ambjentet e Sallës së Konferencave “ Teodor Laço” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë përfaqësues të WUS në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “ Fan S. Noli” zhvilluan një takim me studentë të viteve III Bachelor dhe viteve II Master, me qëllim prezantim e bursave Sur-Place për studentët shqiptarë. Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre për t`u përgatitur në marrjen përsipër të përgjegjësive në fusha të ndryshme. Sic u shpreh Eda Terezi, përfaqësuese e këtij programi, bursat synojnë të mbështesin studentët fitues në bazë të disa kritereve, me një ndihmë ekonomike në vlerën 250 Euro/ muaj për 6 muaj rresht. Në këtë kuadër në muajin Qershor organizohet edhe trajnimi i parë me 30 studentët e përzgjedhur për zonen e Korçës.

  • Promovimi i Universitetit “Fan S. Noli” në Shkollat e Mesme të Qarkut Korçë

    Nga data 27 shkurt deri në 10 mars 2017, Qendra e Karrierës dhe Alumni, në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të Këshillimit të Karrierës, organizoi vizita në Shkollat e Mesme të Qarkut Korçë me maturantët kandidatë për studentë, në bazë të një grafiku të përcaktuar, i cili u miratua paraprakisht nga Drejtoria Arsimore e Qarkut Korçë.

    Këto vizita me përfaqësues të fakulteteve konsistojnë në promovimin e programeve të studimit që ofron universiteti "Fan S. Noli" si dhe ndarjen e fletëpalosjeve informuese për ta. Fakultetet prezantojnë specifikat e programeve te tyre te studimit dhe i ftojnë maturantët të bëhen pjesë e këtij universiteti me vlera e traditë.

    Rëndësi e veçantë ju kushtua Kritereve të Pranimit në Ciklin e Parë të Studimeve për vitin akademik 2017-2018, të shpallura nga Universiteti i Korçës, për këtë qëllim ishte përgatitur një fletpalosje, e cila përmbante të gjitha kriteret e vendosura nga vetë departamentet, pesha e mesatares së lëndëve me zgjedhje dhe mesatarja e tre viteve të studimit të ndara në përqindje, maturantët gjithashtu patën mundësi të bëjnë pyetje dhe sqarohen për çdo paqartësi në këtë proces vendimtar për karrierën e tyre të ardhshme.

  • Veprimtaria " Për një qytet më të sigurt " - Në datën 15 Nëntor 2016, studentët e Universitetit “Fan S. Noli’ morën pjesë në aktivitetin Bootcamp të organizuar nga UNDP Albania dhe Inkubatori I Biznesit Korçë

    Në datën 15 Nëntor 2016, studentët e Universitetit “Fan S. Noli’ morën pjesë në aktivitetin Bootcamp të organizuar nga UNDP Albania dhe Inkubatori I Biznesit Korçë, të titulluar “ PËR NJË QYTET MË TË SIGURT”. Qëllimi ishte angazhimi i të rinjve në identifikimin e një sfide sigurie që ata hasin në përditshmërinë e tyre në qytetin e Korҁës dhe hartimin e një zgjidhjeje për këtë sfidë. Zgjidhja që u vlerësua më e qëndrueshme dhe interesante për t'u financuar ishte ajo e Programit të Studmit Anglisht viti III me temë “ NDËRGJEGJËSIMI I SHOQËRISË NËPËRMJET ARTIT MURAL” . U vendos që me ndihmën e Bashkisë Korçë, do të evidentohen 3 fasada të qytetit në kryqëzimin e të cilave problemi i sigurisë së qytetarëve është serioz. Aty do të shprehen mesazhe sensibilizuese për uljen e shpejtësisë së automjeteve dhe rreziqe te tjera.

       

Pages

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com