QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • PROCREDIT BANK PREZANTOI PËR STUDENTËT E MASTERIT PROFESIONAL NË FINANCË “PROCREDIT ENTRY PROGRAM”

    Përfaqësuesit e "ProCredit Bank" zhvilluan një takim në datën 13 Qershor 2017, me studentët e Masterit Financë të Universitetit “Fan S. Noli”, për të prezantuar programin e rekrutimit për të rinjtë “ProCredit Entry program”. Ky program ka në fokus trajnimin e studentëve që diplomohen ose janë diplomuar rishtazi, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit dhe që duan të zhvillohen profesionalisht në një bankë.  Përfaqësuesit e bankës thanë se ky program është mundësia e vetme e punësimit në Bankën ProCredit. Gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij programi, pjesëmarrësit përfshihen në trajnime dinamike dhe ndërvepruese që karakterizohen nga diskutime të hapura. Zhvillohen projekte e punë në grup si edhe eksperienca praktike në degët e bankës në qytete të ndryshme të vendit. Përfaqësuesit e Bankës ProCredit treguan hapat përzgjedhëse në të cilat kalon program i rekrutimit dhe ftuan studentët të aplikojnë online gjatë gjithë vitit në faqen zyrtare të internetit.

  • “SI T`I SHNDËRROJMË IDETË NË PROJEKTE KONKRETE BIZNESI” ISHTE TEMA E NJË TRAJNIMI ME STUDENTË TË FAKULTETIT EKONOMIK

    Qendra e Karrierës dhe Alumni e Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Younus Social Business Balkans ditën e enjte në datën 1 qershor 2017, zhvilluan një trajnim me student të Fakultetit Ekonomik. Qëllimi ishte promovimi i programit Social Impact Award për të rinjtë, të cilët kanë një ide për një projekt/biznes social dhe si ta shndërrojnë më pas këtë ide në një biznes konkret. Disa nga temat që u trajtuan kishin lidhje me gjenerimin e ideve, zhvillimin e modelit të biznesit, mënyrën e aplikimit online. Idetë më të mira do të vlerësohen me çmime.

  • “TAKIM INFORMUES PËR PROGRAMIN ERASMUS +”

    Studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në një takim informues për Programin Erasmus +. Ata u njohën me mundësitë  që ofron ky program për universitetet dhe studentët shqiptarë. Në qendër të diskutimeve ishin çështje të tilla si:

    - Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët

    - Projektet “Rritja e kapaciteteve për arsimin e Lartë”

    - Projektet Jean Monnet 

  • PANAIRI WORK AND STUDY 2017

    Universiteti “ Fan S. Noli” me stendën dhe përfaqësuesit e tij ishte pjesë e Panairit “ Work & Study 2017” të organizuar në datat 18,19 , 20 Maj 2017 nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Universiteti “ Fan S. Noli” prezantoi për maturantët e të gjitha rretheve programet e studimit që ofron në nivelin Bachelor dhe Master, si dhe shpalosi kriteret e pranim në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2017- 2018. Për këtë qëllim ishin përgatitur fletpalosje të veçanta. Gjithashtu mikpriti të gjithë të interesuarit për bashkëpunime, sidomos ato kompani që shprehën dëshirën të prezantojnë mundësitë e punësimit për studentët tanë. Kjo veprimtari është kthyer në një traditë që prej vitit 2010. 

Pages

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com