QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “MBËSHTETËS ZYRE PËR KOMUNIKIM, BIBLIOTEKË DHE ARKIV” DO TË ZHVILLOJNË PUNË VULLNETARE PRANË INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT KORÇË

    Ditën e hënë, datë 11 janar 2021, studentët e programit të studimit “Mbështetës zyre për komunikim, bibliotekë dhe arkiv” zhvilluan një takim në mjediset e institucionit të Prefekturës Korçë me qëllim njohjen e mjedisit ku do të zhvillojnë punën vullnetare. Gjatë praktikës studentët do të angazhohen në sistemimin dhe klasifikimin e 200 dosjeve me dokumente të mbledhura ndër vite.  Në këtë takim ishin të pranishëm përgjegjësja e departamenit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Anyla Maxhe, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit z. Romeo Terolli, prefekti i Korçës, Z. Dhori Spirollari, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Arkivës, Korçë, znj. Fjoralba Vukatana, si dhe përfaqësues nga institucioni i Prefektit. Në përfundim të punës vullnetare studentët do të pajisen me certifikatat përkatës dhe letrën e referencës nga ky institucion.

  • UNIKO DHE BASHKIA E KORÇËS ZHVILLUAN NJË TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NË PROGRAMIN E ICT

    Në datën 14 janar 2021 përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë së Korçës, në kuadër të bashkëpunimin ndërinstitucional për programin e ICT-së. Ky program parashikon hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, studentët dhe të diplomuarit në disa nga kompanitë më të njohura në fushën e teknologjisë së informacionit.
    Në takim morën pjesë dekani i Fakulteti të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, dr. Arto Adili, përgjegjësi i departamentit të Informatikës, dr. Rafail Prodani, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit Z. Romeo Terolli, kryetari i Bashkisë së Korçës, Z. Sotiraq Filo dhe stafi i kabinetit të kryetarit të kësaj bashkie.
    Në fazën e parë të rinjtë, studentët dhe të diplomuarit, do të fillojnë trajnimet në gjuhët e programimit, kurse në fazën e dytë të interesuarit do të punësohen në kompanitë, të cilat brenda vitit do të hapin filialet e tyre në qytetin e Korçës.

     

  • ZËVENDËSREKTORJA PËR KËRKIMIN DHE SHKENCËN, DR. BENITA STAVRE ZHVILLOI NJË TAKIM ME KOORDINATOREN E PROJEKTEVE TË “DORCAS AID INTERNATIONAL ALBANIA”, ZNJ. VIOLA BOGDANI

    Në datën 18 shtator 2020, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre dhe koordinatorja e projekteve pranë organizatës “Dorcas Aid International Albania”, znj. Viola Bogdani zhvilluan një takim në mjediset e kësaj organizate. Të pranishëm në takim ishim edhe specialistja e Qendrës së Inovacionit znj. Erjona Asabella dhe specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit z. Romeo Terolli.
    Në këtë takim u diskutua mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy institucioneve me qëllim zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, angazhimin dy-palësh për shkëmbim ekspertize mes stafeve, trajnime dhe përfshirjen e studentëve në projekte dhe programe me interes të përbashkët.
    Në fjalën e saj zëvendësrektoja e UNIKO shprehu vullnetin për angazhimin e plotë të Universitetit “Fan S. Noli”, me qëllim zhvillimin e projekteve dhe programve të përbashkëta. Koordinatorja e projekteve të “Dorcas Aid International” shprehu gatishmërinë për angazhimin në këtë marrëveshje, si dhe u vu theksi në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve, e cila do të pasqyrohet me veprimtari të përbashkëta në të mirë të komunitetit dhe studentëve në të ardhmen.

  • STUDENTI I FAKULTETIT TË EKONOMISË, VASIL CIKO, PËRFUNDOI ME VLERËSIMIN “EKSELENT” STUDIMET SEMESTRALE NË BULLGARI

    Vasil Ciko, student i Fakultetit të Ekonomisë, përfundoi me vlerësimin “Ekselent” semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin e Varnës, Bullgari. Vasili, i cili studion në programin “Financë-Kontabilitet” të Universitetit “Fan S. Noli”, fitoi të drejtën për të studiuar një semestër në Bullgari në kuadër të programit Erasmus +. Ai u shpreh se përvoja e fituar do t`i shërbejë si në fushën profesionale, ashtu dhe në atë sociale: “Në kuadër të këtij programi unë zgjerova edhe më tej njohuritë e mia akademike, kjo si rrjedhojë e një bashkëpunimi të frytshëm me pedagogët dhe e praktikave të reja, me të cilat u përballa në Universitetin e Varnës. Atje përvetësova aftësitë e komunikimit në gjuhën e huaj, si dhe u njoha me studentë të kulturave e kombësive të ndryshme”. Ndërsa solli përvojën e fituar, Vasili shprehu mirënjohjen e falënderimet edhe për pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Universitetin e Korçës, që i dhanë mundësinë t’i përfaqësonte denjësisht, duke e përfunduar me sukses këtë projekt.

Pages