Qendra e Karrierës dhe Alumni

Qendra drejt suksesit! – Prej Universitetit në karrierë!

Qendra e Karrierës dhe Alumni funksionon prej nëntorit të vitit 2012. Ajo u krijua si një zyrë për të ndihmuar studentët të  hedhin hapat e para profesionalë.

Qendra e Karrierës dhe Alumni është ura lidhëse midis studentëve (punëkërkuesve) dhe punëmarrësve (biznesi, administrata publike). Ajo synon të inkurajojë studentët për planifikimin e karrierës nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projketeve të punësimit, seminareve informuese dhe takimeve me studentët.

Objektivi i QKA është të mbështesë studentët dhe t’i përgatisë ata në përballjen me tregun e punës.

Qendra e Karrierës dhe Alumni bashkëpunon me institucionet publike dhe private në qarkun e Korçës: me Drejtorinë Arsimore Rajonale, Bashkinë e Qytetit, Zyrën e Punës, banka dhe klinika mjekësore si dhe organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Ofron:

  • Këshillim
  • Orientim
  • Trajnim
  • Mbështeje

Shërbimet:

  • Jep informacion për bursa, konferenca studentore dhe trajnime për studentët
  • U krijon studentëve mundësi  për punë vullnetare pranë QKA
  • organizon seanca informuese me studentët për pozionet e lira në sektorin privat dhe biznese
  • organizon aktivitete dhe Panairin e Karrierës
  • organizon leksione të hapura mbi këshillimin e karrierës(pergatitja e CV, leter motivimi, paraqitja ne nje interviste pune, zhvillimi i lidership-it dhe iniciativave, etj)
  • mbështet studentët për iniciativa sipërmarrje
  • ProfilVirtual -rrjet social që bën të mundur lidhjen e studentëve me universitetin dhe bizneset
  • Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me studentët që kanë përfunduar studimet (Alumni)

TRAJNIME

TRAJNIM ORIENTUES ME STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KANDIDATË PËR BURSAT SUR-PLACE TË OFRUARA NGA WUS.

WUS në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “Fan S. Noli” organizuan më  15 qershor 2017 një seminar orientues me 13 studentët e përzgjedhur në prag diplomimi në nivelin Bachelor dhe Master, kandidatë për bursat Sur-Place.

Trajnimi u bazua mbi tre grupe njohurish për praktikën e punës ku këta studentë janë kandidatë. Njohuri teorike, çështje të menaxhimit të pratikës dhe në pjesën e tretë njohuri dhe këshilla për komunikimin dhe menaxhimin efektiv të kohës. Menaxhimi i praktikës, natyra dhe procesi i menaxhimit, arti i kalimit të informacionit, ideve dhe mendimeve tek personat e tretë, hartimi i një tabele javore të kohës etj, ishin fokusi i  këtij trainimi praktik dhe të bazuar në punën në grup.

Studentët që plotësojnë kriteret përfitojnë bursë 6 mujore për të kryer një praktikë profesionale të paguar në një nga institucionet shtetërore ose private në qytetin e Korçës.

Trajnimi me grupe të vogla studentësh ititulluar “Këshillim Karriere” (CV, Letër Motivimi, e-mail, intervista e punës)

Qendra e Karrierës dhe Alumni, gjatë muajit Prill 2017,në ambjentet e saj zhvilloi trajnimin “Këshillim Karriere”, ku studentët të ndarë në grupe të vogla në krye të 3 sesioneve patën mundësi sipas një kalendari të caktuar të përgatiten nga ana teorike dhe praktike në:

  • Shkrim i CV profesionale
  • Shprehja e motivacionit (çfarë është kërkesa e punës, letra e interesit?
  • Shkrimi i e-mail
  • Si të kërkojmë punë dhe të sillen në një intervistë pune?

Gjatë këtij muaji u trajnuan disa grupe studentësh nga programe të ndryshme studimi, kryesisht studentë të vitit të 3-të dhe masterit, ndër të cilët ky program është më i domosdoshëm.

Sesioni i parë ishte teorik dhe u shtjelluan informacionet e domosdoshme që duhet të konsiderojnë kur vendosin të shkruajnë një CV, hartojmë një letër motivimi apo interesi, të drejtohemi në mënyrë profesionale kur shkruajmë një e-mail dhe gjithashtu përgatitja për t’u përballur sa më mirë në një intervistë pune.

Sesioni i dytë, aplikanti nën udhëheqjen dhe kujdestarinë e specialistes së Qendrës së Karrierës dhe Alumni, përgatiti praktikisht CV-në e tij profesionale dhe gjithashtu hartoi një letër motivimi me tematikë “ Pozicion vullnetar pranë Qendrës së Karrierës dhe Alumni”.

Sesioni i tretë ishte një stimulim konkret i intervistës së vendit vakant të supozuar të punës, pasi aplikanti ka përgatitur paraprakisht një CV apo letër motivimi.

Pritshmëritë e trajnimit u përmbushën sepse trajnimi pati interes dhe ishte praktik, ashtu si u modelua që në fillim të zhvillohej.

 


Sektori i Studimeve dhe Karrierës Studentore me rastin e fillimit të vitit akademik, nga data 26- 28 Tetor 2016, ka zhvilluar leksione të hapura infromimi me studentët e viteve të para të Universitetit “Fan S.Noli” me temë: “Informim i Përgjithshëm me Studentët e Viteve të Para”

Leksioni kishte për qëllim shpalosjen e Rregullores së Universitetit dhe informimin e studentëve në lidhje me funksionimin e provimeve dhe vlerësimet. Gjithashtu një orientim të përgjithshëm në lidhje me zyrat në shërbim të tyre në fakultetet përkatëse dhe Universitetin “Fan S. Noli” . Në fund të leksionit studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për çështje në interes të tyre.

    

Prezantimi ne PowerPoint (kliko)


VEPRIMTARI

PROCREDIT BANK PREZANTOI PËR STUDENTËT E MASTERIT PROFESIONAL NË FINANCË “PROCREDIT ENTRY PROGRAM”

Përfaqësuesit e "ProCredit Bank" zhvilluan një takim në datën 13 Qershor 2017, me studentët e Masterit Financë të Universitetit “Fan S. Noli”, për të prezantuar programin e rekrutimit për të rinjtë “ProCredit Entry program”. Ky program ka në fokus trajnimin e studentëve që diplomohen ose janë diplomuar rishtazi, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit dhe që duan të zhvillohen profesionalisht në një bankë.  Përfaqësuesit e bankës thanë se ky program është mundësia e vetme e punësimit në Bankën ProCredit. Gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij programi, pjesëmarrësit përfshihen në trajnime dinamike dhe ndërvepruese që karakterizohen nga diskutime të hapura. Zhvillohen projekte e punë në grup si edhe eksperienca praktike në degët e bankës në qytete të ndryshme të vendit. Përfaqësuesit e Bankës ProCredit treguan hapat përzgjedhëse në të cilat kalon program i rekrutimit dhe ftuan studentët të aplikojnë online gjatë gjithë vitit në faqen zyrtare të internetit.

“SI T`I SHNDËRROJMË IDETË NË PROJEKTE KONKRETE BIZNESI” ISHTE TEMA E NJË TRAJNIMI ME STUDENTË TË FAKULTETIT EKONOMIK

Qendra e Karrierës dhe Alumni e Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Younus Social Business Balkans ditën e enjte në datën 1 qershor 2017, zhvilluan një trajnim me student të Fakultetit Ekonomik. Qëllimi ishte promovimi i programit Social Impact Award për të rinjtë, të cilët kanë një ide për një projekt/biznes social dhe si ta shndërrojnë më pas këtë ide në një biznes konkret. Disa nga temat që u trajtuan kishin lidhje me gjenerimin e ideve, zhvillimin e modelit të biznesit, mënyrën e aplikimit online. Idetë më të mira do të vlerësohen me çmime.

      

“TAKIM INFORMUES PËR PROGRAMIN ERASMUS +”

Studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në një takim informues për Programin Erasmus +. Ata u njohën me mundësitë  që ofron ky program për universitetet dhe studentët shqiptarë. Në qendër të diskutimeve ishin çështje të tilla si:

- Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët

- Projektet “Rritja e kapaciteteve për arsimin e Lartë”

- Projektet Jean Monnet

    

PANAIRI WORK AND STUDY 2017

Universiteti “ Fan S. Noli” me stendën dhe përfaqësuesit e tij ishte pjesë e Panairit “ Work & Study 2017” të organizuar në datat 18,19 , 20 Maj 2017 nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Universiteti “ Fan S. Noli” prezantoi për maturantët e të gjitha rretheve programet e studimit që ofron në nivelin Bachelor dhe Master, si dhe shpalosi kriteret e pranim në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2017- 2018. Për këtë qëllim ishin përgatitur fletpalosje të veçanta. Gjithashtu mikpriti të gjithë të interesuarit për bashkëpunime, sidomos ato kompani që shprehën dëshirën të prezantojnë mundësitë e punësimit për studentët tanë. Kjo veprimtari është kthyer në një traditë që prej vitit 2010. 

         ​

PREZANTOHEN NË UNIVERSITETIN “ FAN S. NOLI” TË KORÇËS BURSAT SUR-PLACE TË OFRUARA NGA WUS

Në datën 20 prill në ambjentet e Sallës së Konferencave “ Teodor Laço” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë përfaqësues të WUS në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “ Fan S. Noli” zhvilluan një takim me studentë të viteve III Bachelor dhe viteve II Master, me qëllim prezantim e bursave Sur-Place për studentët shqiptarë. Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre për t`u përgatitur në marrjen përsipër të përgjegjësive në fusha të ndryshme. Sic u shpreh Eda Terezi, përfaqësuese e këtij programi, bursat synojnë të mbështesin studentët fitues në bazë të disa kritereve, me një ndihmë ekonomike në vlerën 250 Euro/ muaj për 6 muaj rresht. Në këtë kuadër në muajin Qershor organizohet edhe trajnimi i parë me 30 studentët e përzgjedhur për zonen e Korçës.

  


Promovimi i Universitetit “Fan S. Noli” në Shkollat e Mesme të Qarkut Korçë

Nga data 27 shkurt deri në 10 mars 2017, Qendra e Karrierës dhe Alumni, në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të Këshillimit të Karrierës, organizoi vizita në Shkollat e Mesme të Qarkut Korçë me maturantët kandidatë për studentë, në bazë të një grafiku të përcaktuar, i cili u miratua paraprakisht nga Drejtoria Arsimore e Qarkut Korçë.

Këto vizita me përfaqësues të fakulteteve konsistojnë në promovimin e programeve të studimit që ofron universiteti "Fan S. Noli" si dhe ndarjen e fletëpalosjeve informuese për ta. Fakultetet prezantojnë specifikat e programeve te tyre te studimit dhe i ftojnë maturantët të bëhen pjesë e këtij universiteti me vlera e traditë.

Rëndësi e veçantë ju kushtua Kritereve të Pranimit në Ciklin e Parë të Studimeve për vitin akademik 2017-2018, të shpallura nga Universiteti i Korçës, për këtë qëllim ishte përgatitur një fletpalosje, e cila përmbante të gjitha kriteret e vendosura nga vetë departamentet, pesha e mesatares së lëndëve me zgjedhje dhe mesatarja e tre viteve të studimit të ndara në përqindje, maturantët gjithashtu patën mundësi të bëjnë pyetje dhe sqarohen për çdo paqartësi në këtë proces vendimtar për karrierën e tyre të ardhshme.

        


Veprimtaria " Për një qytet më të sigurt " - Në datën 15 Nëntor 2016, studentët e Universitetit “Fan S. Noli’ morën pjesë në aktivitetin Bootcamp të organizuar nga UNDP Albania dhe Inkubatori I Biznesit Korçë

Në datën 15 Nëntor 2016, studentët e Universitetit “Fan S. Noli’ morën pjesë në aktivitetin Bootcamp të organizuar nga UNDP Albania dhe Inkubatori I Biznesit Korçë, të titulluar “ PËR NJË QYTET MË TË SIGURT”. Qëllimi ishte angazhimi i të rinjve në identifikimin e një sfide sigurie që ata hasin në përditshmërinë e tyre në qytetin e Korҁës dhe hartimin e një zgjidhjeje për këtë sfidë. Zgjidhja që u vlerësua më e qëndrueshme dhe interesante për t'u financuar ishte ajo e Programit të Studmit Anglisht viti III me temë “ NDËRGJEGJËSIMI I SHOQËRISË NËPËRMJET ARTIT MURAL” . U vendos që me ndihmën e Bashkisë Korçë, do të evidentohen 3 fasada të qytetit në kryqëzimin e të cilave problemi i sigurisë së qytetarëve është serioz. Aty do të shprehen mesazhe sensibilizuese për uljen e shpejtësisë së automjeteve dhe rreziqe te tjera.
 
   
 

 

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

Msc. Ersida Çuka
Specialiste
Qendra e Karrierës dhe Alumni

email: ersidacuka@gmail.com
          qk.uniko@gmail.com
          studentcenter@yahoo.com

 

 

Adresa:
Universiteti "Fan S. Noli" Korçë,
Godina e Fakultetit të Ekonomisë, Kati i 5 (pestë)
Zyra 16

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet