PROGRAMET E STUDIMIT

OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E PROGRAMEVE TË STUDIMIT QË ZHVILLOHEN NË FAKULTETIN E  EDUKIMIT DHE TË FILOLOGJISË

Siç dihet,  Rajoni i Korçës është i  njohur për traditat  arsimdashëse dhe nevojat që ka  ai për mësimdhënien e disiplinave  të ndryshme. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë (ish-Fakulteti i Mësuesisë), qysh nga viti 1992, ka qenë dhe mbetet  burimi kryesor për  plotësimin e të gjithë shkollave të rajonit me mësues të profileve të ndryshme.

Fakulteti i Edukimit  dhe i Filologjisë në Universitetin e Korçës është vatra e formimit   të mësuesve të rinj që po zbatojnë reformën e  përgjithshme  në arsimin  shqiptar, prandaj ka bashkëpunim të vazhdueshëm  dhe mirëkuptim të plotë  me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Korçës,  me  Zyrat Arsimore në rrethet e Qarkut  të Korçës, çka është konkretizuar me marrëveshje dhe  veprimtari  të përbashkëta me interes të ndërsjelltë.

Synimet kryesore të programeve të studimit  që zhvillohen në Fakultetin e Edukimit dhe  të Filologjisë janë:

  • të përgatisë  mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale dhe cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit;
  • të përgatisë mësimdhënës  si njerëz të aftë  për të punuar dhe për të ndihmuar në komunitet;
  • të përgatisë mësimdhënës të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më gjerë, për të ndihmuar në zhvillimin e tyre.

Këto synime sendërtohen në disa objektiva të përgjithshme  që kanë programet e studimit si:

  • t‘u japë të diplomuarve  arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e mësimdhënies;
  • t’u krijojë atyre një pamje të re  për arsimin në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe  konceptet evropiane;
  • të përpiqet për të realizuar një status të ri të mësuesit në kushtet e reja ekonomiko-shoqërore që janë krijuar;
  • programet e studimit shtrojnë alternativa  konkrete për zhvillimin e  arsimit  në  bazë të strategjisë  kombëtare dhe japin ndihmesën e tyre për hedhjen e bazave  për një arsim sa më profesionist etj. 
     
PROGRAME STUDIMI  TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” , 180 KREDITE (ME KOHË TË PLOTË)

 

PROGRAME STUDIMI  TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR”, 180 KREDITE (ME KOHË TË PJESSHME)

 

PROGRAME  STUDIMI  TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL”, 90 KREDITE (ME KOHË TË PLOTË)

 

PROGRAME  STUDIMI  TË CIKLIT TË DYTË “MASTER I SHKENCAVE”, 120 KREDITE (ME KOHË TË PLOTË)
 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet