Qendra Rinore e Sportive e Universitetit

 

VEPRIMTARI

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PARTNER I PANAIRIT TË PUNËS 2017

Në datën 31 Maj Universiteti “Fan S. Noli” në partneritet me Bashkinë e Korçës dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, organizuan “Panairin e Punës 2017”. Në stendën e universitetit u prezantuan programet e studimit si edhe u orientuan studentët dhe të sapodiplomuarit për kërkesat e punës në rajonin e Korçës. Zëvendëskryetarja e Bashkisë, Znj. Benila Themeli, tha se organizimi i këtij panairi është oferta konkrete e përballjes së të rinjve korçarë me tregun e punës. Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, u shpreh se studentët do të kenë në duar një diplomë edhe me më tepër vlerë, pasi gjatë procesit të akreditimit universiteti i Korçës, ka marrë një vlerësim shumë të lartë.

Ofertat e preznatuara nga bizneset u panë me interes nga të pranishmit.

     

DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, ZHVILLOI VEPRIMTARINË " SHQIPËRIA DJE DHE SOT ".

Në datën 11 maj 2017, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, zhvilloi veprimtarinë " Shqipëria dje dhe sot". Studentët e Vitit II( Bachelor) të programit të studimit gjuhë angleze, prezantuan projektet me të cilat kishin punuar në kursin e Analizës së tekstit, nën drejtimin e Prof. Nate Boles, Doc. Vasilika Pojani, Dr. Lorena Kole dhe Dr. Edlira Xega. Krahas prezantimit të aftësive gjuhësore të përftuara në këtë lëndë, projektet përçuan edhe mesazhe të rëndësishme për të rinjtë e ditëve të sotme. Për këtë arsye në veprimtari u ftuan edhe nxënës të klasava të 11-ta të shkollës së mesme me profil gjuhësor "Faik Konica". Në përfundim të veprimtarisë, autoritetet e universitetit i dhuruan bibliotekës së gjimnazit "Faik Konica" një fond librash të profilit gjuhësor, letrar dhe shkencor.

     

EKIPI PËRFAQËSUES I FAKULTETIT TË BUJQËSISË FITOI KUPËN E  “KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2017” MIDIS FAKULTETEVE TË UNIVERSITETIT  “FAN S. NOLI” TË KORÇËS

Këshilli i Studentëve të Universitetit “ Fan S.Noli” nën kujdesin e kryetarit të këshillit studentor të Fakultetit të Bujqësisë Kristi Bejko, organizoi në datat 19- 20 maj 2017  “Kampinatin e futbollit 2017”. Në ditën e parë në bazë të shortit u ndeshën dy e nga dy skuadrat përfaqësuese të katër fakulteteve. Në datën 20 maj u zhvillua ndeshja finale midis dy fakulteteve fituese të fazës së parë. Kupën për këtë vit e fituan studentët e ekipit përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë. Për të gjithë studentët pjesëmarrës u ndanë certifikata vlerësuese. Studentë dhe pedagogë u bënë pjesë e aktivitetit duke mbështetur skuadrat e tyre. Kjo ishte një ndër veprimtaritë sportive e argëtuese që Këshilli i Studentëve ka në programin e tij për të gjallëruar jetën studentore.

     

STUDENTËT E PROGRAMIT HISTORI- GJEOGRAFI TË UNIVERSITETIT “ FAN S. NOLI” DHE QENDRA RINORE E SPORTIVE NË KORÇË, ORGANIZUAN VEPRIMTARINË “ REDUKTO- RIPËRDOR- RICIKLO” NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË TOKËS.

Në datën 21 Prill në ambjentet e Universitetit “ Fan S. Noli” të Korçës, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë , studentët e programit të studimit Histori- Gjeografi, së bashku me Qendrën Rinore dhe Soprtive, organizuan veprimtarinë “ Redukto- Ripërdor- Riciklo’ në kuadër të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Veprimtaria filloi me një ekspozitë në ambjentet e Universitetit, ku studentët kishin përgatitur stenda me materiale të ndryshme dhe treguan se si mund të ripërdoren materialet e riciklueshme për reduktimin e ndotjes së mjedisit. Më pas veprimtaria u zhvendos në qendër të qytetit të Korçës, nga ku studentët përcollën mesazhe të ndryshme sensibilizuese, duke ftuar jo vetëm bashkëmoshatarët ,por edhe qytetarët t`u bashkohen në këtë veprimtari ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe tokës.

     

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet