TAKIME TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME DREJTUES TË UNIVERSITETEVE TË BLLAGOJEGRADIT DHE TË SOFJES NË BULLGARI

Në kuadrin e bashkëpunimit me universitetet  e Bullgarisë, nga data 13 deri në 16 mars 2017, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, zhvilloi disa takime në Universitetin “Neofit Rilski” të Bllagojegradit dhe në Universitetin “St. Kliment Ohridski” të Sofjes.

Ditën e parë ai  ishte i ftuar në Universitetin “Neofit Rilski” të Bllagojegradit, ku u prit nga rektori, prof. as. dr. Borislav Yurukov. Në këtë takim të frytshëm dhe miqësor u bisedua për arritjet e bashkëpunimit te deritanishëm midis dy universiteteve dhe për rinovimin e marrëveshjes për katër vitet e ardhshëm. Prof. Yurukov shprehu gatishmërinë për hapjen e programeve të përbashkëta të doktoratës në fushën e shkencave ekonomike, shkencave të natyrës dhe ato sociale. Prof. Jashari e ftoi homologun e tij për të vizituar Universitetin e Korçës dhe për të nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit.

Në datën 14 mars, prof. dr. Ali Jashari ishte i ftuar në Universitetin “St. Kliment Ohridski” të Sofjes, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 75-vjetorit të lindjes së ballkanologes Petja Assenova. Në fjalën e tij prof. Jashari foli për veprën e prof. Assenovas dhe e vlerësoi atë me “Medaljen e Artë” të Universitetit të Korçës me motivacionin “Profesore e shquar e gjuhësisë indoevropiane dhe ballkanike, studiuese e përkushtuar e gjuhës shqipe, për të cilën ka bërë aq shumë që ajo të mësohet në Universitetin e Sofjes dhe të Veliko Ternovos, në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për ligjëratat që ka zhvilluar në Universitetin e Korçës dhe gatishmërinë e saj për studime të përbashkëta doktorate në fushën e gjuhësisë së aplikuar dhe krahasuese, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e studiuesve të rinj”.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm dhe akad. Floresha Dado e Shaban Sinani nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe prof. dr. Dhimitri Bello nga Universiteti i Tiranës.

Në datën 15 mars, prof. dr. Ali Jashari  pati një takim pune me dekanin e Fakultetit të Studimeve Sllave, prof. as. dr. Boyko Penchev, ku, ndër të tjera, u fol për bashkëpunimin e mëtejshëm, sidomos për hapjen e programit të përbashkët të doktoratës në fushën e gjuhësisë së aplikuar dhe krahasuese.

Po ashtu, prof. Jashari dhe profesorët e tjerë nga Shqipëria u pritën në Rektoratin e Universitetit të Sofjes, ku u bisedua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis institucioneve. 

Gjatë qëndrimit në Universitetin e Sofjes prof. Jashari zhvilloi një ligjëratë me studentët e ballkanistikës me temën “Frazeologjia e gjuhës shqipe” dhe iu përgjigj dëshirës së tyre për ta praktikuar shqipen e folur me studentë të filologjisë në Universitetin e Korçës. Gjithashtu, ai  dhuroi bibliotekës së ballkanistikës botimet e fundit të Universitetit.

Sipas programit të parashikuar nga profesorja e gjuhës shqipe, Russana Bejleri, shefe e departamentit të Ballkanistikës, profesorët nga Shqipëria morën pjesë dhe në ceremoninë për paraqitjen e librit të studiuesit bullgar Ludmill Stanskov me titull “E folmja e Mandricës”.

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet