DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ZHVILLOI BISEDËN E HAPUR ME TEMË: “JETA AKADEMIKE DHE PËRKTHIMI SI AKTIVITET SHKENCOR DHE LETRAR” ME PROF. DR. ILIA LËNGUN NË KUADËR TË PRANVERËS SË FRANKOFONISË 2017

Në kuadër të aktiviteteve të Pranverës Frankofone, në datën 23 mars, në Universitetin “Fan S. Noli”, me ftesë nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Prof. dr. Ilia Lëngu, pedagog i Letërsisë frënge dhe përkthyes i mirënjohur i një sërë veprash letrare, mbajti një ligjëratë në sallën e konferencave të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë. Para pedagogëve, studentëve, mësuesve të gjuhës frënge të qytetit të Korçës, Profesor Ilia Lëngu paraqiti një vështrim krahasues mes dy poetëve, Louis Aragon për letërsinë frënge dhe Dritëro Agolli për letërsinë shqipe. Përqasja mes trubadurit parizian dhe bardit devollit, sipas cilësimit të gjetur nga Profesori, paraqet mjaft interes për studiuesit e letërsive përkatëse. Vështrimet krahasuese konsiderohen sot si e ardhmja e kritikës letrare dhe u ngjajnë urave lidhëse mes dy letërsive, apo qytetërimeve të caktuara. Edhe pse nga horizonte e rrethana krejt të ndryshme, pikëtakimet mes këtyre dy poetëve, në dukje, të largët, janë të shumta. Iluzionet dhe ëndrrat mbështetur në idealin komunist, tema e dashurisë, brenga dhe dhimbja janë disa prej itinerareve paralele të dy poetëve, veprat e të cilëve meritojnë të çmohen për vlerat e tyre të shumta artistike. 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet