1.Panairi i turizmit – 21-22.12.2013

Organizuar nga studentet e Masterit Profesional ne Turizem si pjese e praktikes mesimore. Panairi u zhvillua ne zonen kembesore te qytetit dhe kishte si synim kryesor promovimin e vlerave dhe atraksioneve turistike te zones se Korces si dhe promovimin e bizneseve qe operojne ne sektorin e turizmit.

     

2. Panairi i Pasticerise 2014, 2015, 2016

Organizuar nga studentet e programit te studimit Administrim Biznesi ne Marketing dhe Administrim Biznesi ne Turizem ne kuader te praktikes se tyre mesimore. Panairi eshte zhvilluar me pjesemarrjen e 6 bizneseve te qytetit te Korces prane te cileve studentet kane kryer praktiken. Sipas marreveshjes se lidhur me keto biznese, te ardhurat e grumbulluara nga shitja e produkteve te tyre kane shkuar per qellime bamiresie.

       

3.  Pjesemarrje ne Panairin nderkufitar te turizmit, zhvilluar ne Pogradec, Dhjetor 2014.

   

4. Dhjetor 2014
Organizimi i nje vizite turistike ne qytetin e Korces nga studentet e Masterit profesional ne Turizem ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare, Korce. Studentet ne rolin e Guides Turistike, shoqeruan grupin e studenteve te vitit te trete te programit te studimit Administrim Biznesi ne Turizem ne atraksionet turistike te qytetit.

      

5.  Studentet e Programit te Studimit Master Profesional ne Turizem dhe Master Profesional ne Marketing , ne takimin permbylles te Projektit Virtual Action Real Result.

 

6. Shkurt 2015, Shkurt 2016

Ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare, Korce, ne ambjentet e Universitetit "Fan S. Noli", jane organizuar ore te hapura me teme " Trashegimia e prekshme kulturore ne Rajonin e Korces" dhe “Trashegimia e paprekshme”. Qellimi i zhvillimit te ketyre aktiviteteve ka qene pasurimi i materialit teorik qe studentet e masterit profesional ne turizem marrin ne lenden "Turizmi kulturor dhe Trashegimia kulturore".

  

7. Trajnimet ne kuader te projektit Zhvillimi i produktit turistik per nje rritje ekonomike te qendrueshme te Rajonit te Korces dhe Gostivarit, financuar nga Komuniteti Europian.

Morren pjese studentet e Programit te Studimit "Administrim Biznesi ne Turizem", "Administrim Biznesi ne Marketing" dhe studentet e Masterit Profesional ne Turizem dhe Marketing. Trajnimet u kryen mbi modulet: Principet dhe Praktikat e Turizmit, Strategjia e Turizmit, Turizmi Kulturor dhe Trashegimia Kulturore dhe Zhvillimi i Produktit Turistik. Gjate trajnimeve, studentet paten mundesine te njiheshin me praktikat me te reja dhe me te suksesshme ne sektorin e turizmit, si dhe thelluan njohurite e tyre rreth temave shume interesante qe u morren ne shqyrtim. Ne fund te trajnimeve, studentet u pajisen me nje Certifikate pjesemarrjeje.

    

8. Foto nga vizita ne Voskopoje me vitin e trete te programit turizem dhe marketing ne perfundim te vitit shkollor 2014 - 2015. 

 

9. Qershor 2015.

Pjesemarrje ne Konferencen me teme: “Prezantimi i zhvillimit te forces se punes dhe potencialit te industrise se Turizmit” – rekomandimet e ekspertit. Kjo konference u zhvillua ne kuader te projektit: “Zhvillimi i produktit turistik per nje rritje ekonomike te qendrueshme te Rajonit te Korces dhe Gostivarit”, financuar nga Komuniteti Europian. Ne kete aktivitet, studenteve iu afrua mundesia qe te njihen me disa nga kerkesat me te fundit te tregut te punes, dhe te kuptojne me mire se ku duhet te fokusohen ne zhvillimin e aftesive te tyre, per te qene sa me konkurrues neser ne kete treg.

 

10. Studentet e Masterit Profesional ne Turizem gjate nje vizite ne Impiantin e ujerave te perdorura.

Kjo vizite u zhvillua si nje ore praktike ne lenden "Administrim Mjedisi".

11. Foto nga vizita e studenteve te Master Profesional ne Turizem ne Fakultetin e Turizmit te Universitetit te Bitola-s.

Nje vizite e frutshme qe hapi rrugen per bashkepunime ne projekte te ndryshme si dhe per praktika te perbashketa per studentet. 

    

12. Vizite ne Ikubatorin e Biznesit – dhjetor 2015

Studentët e programit te studimit "Administrim Biznesi ne Turizem", dhe "Administrim Biznesi ne Marketing", ne ambientet e Inkubatorit te biznesit. Vizita kishte për qëllim njohjen e ambienteve, çfarë shërbimesh ofron dhe mundësi bashkëpunimi të vazhdueshme midis Universitetit dhe Inkubatorit.
Studentët shprehën interes dhe entuziazëm pasi e shohin inkubatorin si risi për qytetin e Korçës dhe si faktor nxitës dhe mbështetës për të gjithë të rinjtë që duan të fillojnë një biznes!

 

13. Janar 2016

Ne kuader te projektit: "Zhvillimi i produktit turistik per nje rritje ekonomike te qendrueshme te Rajonit te Korces dhe Gostivarit", financuar nga Komuniteti Europian, studentet e Programit te Studimit "Administrim Biznesi ne Turizem", "Administrim Biznesi ne Marketing" dhe studentet e Masterit Profesional ne Turizem dhe Marketing, zhvilluan nje periudhe internshipi prane bizneseve turistike te Korces.

 

14. Shkurt 2016

Vizite ne disa prej aseteve te trashegimise kulturore te qytetit te Korces e studenteve te masterit profesional ne turizem.  

15. Qershor 2016

Studentet e Masterit Profesional ne Turizem gjate vizites ne Shen Marene.

16. Qershor 2016

Nje vizite e paharrueshme tek Ura e Golikut dhe Varret e Selces! Krenare per bukurite natyrore dhe trashegimine e pasur kulturore te zones sone! Te perpiqemi t'i bejme me te arritshme per vizitoret keto pasuri! Masteri Profesional ne Turizem.

17. Qershor 2016

Studentet e programit te studimit Administrim Biznesi ne Turizem dhe Administrim Biznesi ne Marketing gjate vizites se tyre ne Mozaikun e Linit.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet