TAKIM ME KËSHILLAT E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 16 janar 2017, Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. ALI JASHARI  dhe zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. MAJLINDA BELLO, u takuan me këshillat e studentëve të Universitetit dhe të fakulteteve. Rektori i Universitetit   i uroi ata për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme, duke i siguruar se do të kenë mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe organeve drejtuese të Universitetit dhe të fakulteveve për të zhvilluar veprimtari të ndryshme brenda dhe jashtë auditorëve, si dhe për të ushtruar të gjitha detyrat dhe të drejtat që u jep Ligji i arsimit të lartë këshillave të studentëve. Gjithashtu, gjatë bisedës, Rektori i këshilloi të pranishmit që të botojnë sa më parë gazetën studentore, të jenë sa më bashkëpunues në procesin e vendimmarrjes në institucion dhe të hartojnë planin e veprimtarive, i cili do të mbështetet nga Rektorati i Universitetit. Kryetarja e Këshillit Studentor të Universitetit, znj. Sara Metanj, shprehu besimin se të gjithë anëtarët e këshillave studentore do të punojnë me përkushtim për të gjallëruar më tej jetën studentore në Universitetin “Fan S. Noli”.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet