TRANSFERIMET E STUDIMEVE
 
Procedurat e transferimit realizohen sipas Neneve 72, 74, 75 dhe 76 të Rregullores së Studimeve të Universitetit “F.S. Noli” dhe Udhëzimeve përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
 
- Në këtëprogram pranohen transferime studentësh në vite të ndërmjetme nga universitete të tjera, në të njëjtin program apo formë studimi pas plotësimit të krediteve të përcaktuara si pragje kaluese në vitet e ndërmjetme në paragrafët e sipërcituar.
 
-Transferimi është i mundur pas përfundimit të njohjes së periudhave të studimit dhe ekuivalentimit të njohurive nga Komisioni i Njohjes dhe Ekuivalentimit në Departament.
 
-Procedurat transferuese përfundojnë para fillimit të vitit akademik.
 
Kriteret e transferimit
 
*Kriteri 1- Studenti kërkon transferim në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm me fushën e            studimit nga e cila transferohet, të ofruar nga një universitet publik i miratuar nga MAS (max. 10 p ikë)  
*Kriteri 2- Studentit i njihen të paktën 30 kredite nga ekuivalentimi i njohurive ne programin e studimit në të cilin transferohet (max.15 pikë)  
*Kriteri 3 – Studenti ka shlyer mbi 30% të krediteve përkatëse në kurrikulën e secilit vit të njohur në
transferim (max. 15  pikë)
   
*Kriteri 4 - Mbi 40% e lëndëve që i njihen studentit janë lëndë të specialitetit
(çdo lëndë e formimit karakterizues 2 pikë)
*Kriteri 5 - Mesatarja e Maturës Shtetërore (për çdo 0.1 notë mbi notën 6, studenti fiton 0.2 pikë- max. 10 pikë)
 
     
           
 
Aplikime për programe të dyta:
Studenti fiton të drejtën e regjistrimit në një program të dytë  studimi në të njëjtën formë studimi sipas përcaktimeve të bëra në propozimet për kuota dhe tarifa studimi.
Kriteret e aplikimit.
 
Kriteri 1. Studenti aplikon për një program studimi të të njëjtit cikël me atë që ka përfunduar
(20 pikë)
Kriteri 2. Dosja e aplikantit është e plotë (10 pikë).
 

Në bazë të RREGULLORES SË STUDIMEVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORҪË
 
Neni 72
 
Transferimet 
 
1.UK pranon transferime studentësh në vite të ndërmjetme nga universitete të tjera, në të njëjtin program apo formë studimi dhe lejon largimin e studentëve të tij për në universitete të tjera, sipas procedurave të parashikuara në këtë Rregullore. 
2.Transferimi është i mundur pas përfundimit të njohjes së periudhave të studimit dhe ekuivalentimit. 
3.Procedurat transferuese përfundojnë para fillimit të vitit akademik. 4.Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon fakutetit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në statut dhe në këtë rregullore.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet