ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA SHKENCORE ME TEMË “100 VJET NGA VETËQËVERIMI I KORÇËS”

Në kuadër të veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës u zhvillua konferenca shkencore “100 vjet nga vetëqëverimi  i  Korçës”, organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, me mbështetjen e Këshillit të Qarkut të Korçës.

Në këtë konferencë shkencore merrnin pjesë akademikë, profesorë, studiues, pedagogë, mësues, studentë të historisë, pasardhës të familjeve të atdhetarëve, autoritete të pushtetit vendor të Korçës dhe të qarqeve të tjerë të Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare etj. Punimet e konferencës i përshëndetën akad. Floresha Dado në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, znj. Ana Verushi, kryetare e këshillit të Qarkut të Korçës, z. Sotiraq Filo, kryetar i Bashkisë së Korçës, z. Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës etj.

            Punimet e konferencës i hapi prof. dr. Ali Jashari, rektor i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, i cili, ndër të tjera tha: “Ju falënderoj që keni ardhur sot në Universitetin e Korçës (Nderi i Kombit), për të marrë pjesë në këtë Konferencë Shkencore kushtuar 100-vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës, si një homazh nderimi për gjithë ata që ndihmuan në përngritjen e kësaj vepre të madhe historike, një ngjarje që nuk ka kaluar dhe nuk do të kalojë asnjëherë në heshtje, së cilës studiuesit shqiptarë dhe të huaj i janë qasur kohë pas kohe dhe jo vetëm në përvjetorë të tillë, duke shenjuar gjithnjë diçka të re, por besoj se ky “burim” nuk ka për t’u tharë kurrë, sepse i tillë ishte mjedisi dhe damarët nëntokësorë që e mbrujtën atë.

Ndaj  kumtesat dhe materialet e tjera faktike që do të parashtrohen në këtë konferencë i shërbejnë përmbushjes së misionit të madh që ka historiografia e sotme shqiptare për të bërë një vlerësim real të ngjarjeve historike dhe për të nxjerrë në dritë dokumente që i ka mbuluar pluhuri i kohës.

Fakti që kjo konference u realizua me pjësëmarrjen e studiuesve dhe profesorëve nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Insituti Albanologjik i Prishtinës, Arkivi Shtetëror i Maqedonisë, Alenca Franceze dhe Universiteti i Korçës do t’i shërbejë pikërisht realizmit të këtij misioni.

Zhvillimi e kësaj konference shkencore në Universitetin e Korçës që mban emrin e Nolit të madh, ishte dëshirë e shumë prej studiuesve që janë sot në këtë sallë, sepse Korça ka qenë dhe mbetet djepi i atdhetarisë së lartë dhe i dashurisë së pamasë  për shkollën dhe gjuhën shqipe. Fakte të tillë, të njohur gjithandej, si Shkolla e Parë Shqipe, Shkolla e Vashave,  Kongresi i Manastirit ku Korça kishte 7 delegatë, Liceu Francez etj., e bëjnë edhe më domethënëse veprimtarinë e sotme.

Në këtë fjalë hapjeje dua të përmend dhe të falënderoj akad. Floresha Dado, akad. Marenglen Verli dhe prof. dr. Shaban Sinanin, që punuan për një kohë të gjatë dhe me përkushtim për realizimin e kësaj konference shkencore, natyrisht dhe me mbështetjen e pakursyer të znj. Ana Verushi, kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës”.

 

KONFERENCË SHKENCORE

“NJËQIND VJET NGA VETËQEVERIMI I KORÇËS”

 

PROGRAMI I KONFERENCËS

 

SEANCA E PARË

Ora 1000-1130

Drejtojnë seancën: prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. Floresha Dado, prof. dr. Marenglen Verli, prof. dr. Valentina Duka, prof. dr. Renaud Dorlhiac

 

Kumtesa:

1. Akad. Marenglen Verli (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë), Shqiptarët, francezët dhe kleri i huaj në Korçën e viteve 1916-1920

2. Dr. Orjon Ago dhe dr. Alba Kreka  (Universiteti F. S. Noli, Korçë), Situata ushtarake në krahinën e Korçës në vitet 1916-1918 dhe roli i Qamil Panaritit në vetëqeverimin e Krahinës së Korçës.

3. Akad. Beqir Meta (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë), Federata panshqiptare “Vatra” dhe lëvizja kombëtare në Korçë gjatë Luftës I Botërore.

4. Prof. dr. Renaud Dorlhiac (Enseignant à l’Institut d’Etudes Politiques de Toulouse et chercheur associé à l’EHESS-Paris), Du local à l'international: les enjeux de l'autonomie albanaise proclamée à Korça.

5. Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë), Korça në ditarët e komandave ushtarake franceze dhe italiane.

6. Dr. Qerim Lita (Arkivi Shtetëror i Maqedonisë, Shkup), Qendrimi serb ndaj zhvillimeve politiko-ushtarake në zonën e Korçës gjatë viteve 1916-1918.

 

SEANCA E DYTË:

1200-1330

Drejtojnë seancën: prof. dr. Beqir Meta, prof. dr. Kaliopi Naska, dr. Metin Venxha, prof. dr. Shaban Sinani, dr. Qerim Lita

Kumtesa:

1. Prof. dr. Valentina Duka (Universiteti i Tiranës, Tiranë), Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore: Krahina Autonome e Korçës;

2. Michel Koszul et Gregor Marchal (Alliance Française, Korçë), Français et Albanais (1916-1920): le témoignage des archives photographiques privées.

3. Prof. dr. Kaliopi Naska (Albanian University, Tiranë): Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve “Adriatiku” dhe “Gazet’ e Korçës”.

4. Prof. dr. Xheladin Shala (Instituti Albanologjik, Prishtinë), Ndërhyrja e qeverisë serbe në Republikën e Korçës.

5. Uran Butka (Instituti i Studimeve Historike Lumo Skëndo, Tiranë), Kontributi i çetave të Sali Butkës dhe i taborrit të Strugës në shpalljen e vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe në mbrojtjen e saj.

6. Prof. dr. Fatmira Musaj (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë), Gruaja në Korçë në vitet e Luftës së Parë Botërore.

7. Dr. Pandi Bello (Universiteti Fan S. Noli, Korçë), Ndikimi kulturor francez në Korçë ndërmjet dy luftërave botërore.

8. Prof. asoc. dr. Ledia Dushku (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë), Nga gjimnazi grek i “Bangës” në Liceun Francez: tipare të politikës arsimore në Korçën e Luftës së Parë Botërore.

9. Dr. Metin Venxha (Universiteti Fan. S. Noli, Korçë), Roli dhe veprimtaria e doktor Haki Mborjes në dobi të mbrojtjes dhe vetëqeverimit të Korçës.

  • Fjala përmbyllëse nga prof. dr. Marenglen Verli.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet