DISKUTIM PËR LIBRIN “NETË TË VËSHTIRA” TË DINO BUXATIT, PËRKTHYER NGA DR. ERIS RUSI

Në datën 7.12.2016, në sallën e Konferencave “Teodor Laço” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i gjuhës dhe i letërsisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhëve të Huaja, organizuan një diskutimi për librin me tregime “Netët e vështira”, të shkrimtarit Dino Buxati, botuar nga Ombra GVG dhe përkthyer nga Eris Rusi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shtëpisë botuese, pedagogë të të dy departamenteve, personalitete të kulturës, studentë e të ftuar të tjerë. Fjalën e hapjes e mbajti pergjegjësja e Departamentit të gjuhës dhe letërsisë, prof. as. Dr. Jonela Spaho, e cila vlerësoi penën krijuese të Dino Buxatit dhe punën e palodhur të përkthyesit Eris Rusi. Dr. Eris Rusi falënderoi kolegët e departamenteve dhe botuesit për mbështetjen dhe lexoi pjesë nga përmbledhja me tregime. Aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka recitoi pjesë të spikatura nga tregimet e Dino Buxatit. Për të pranishmit foli edhe drejtori i Shtëpisë Botuese “Ombra GVG”, z. Gëzim Tafa, i cili shprehu bindjen se bibliotekës së Universitetit i shtohet një vepër madhore me një përkthim dinjitoz. Në fund të takimit studentët i drejtuan pyetje përkthyesit dhe botuesit të veprës.  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com