Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të tij, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, ka organizuar një tërësi veprimtarish shkencore,  të cilat janë bashkëshoqëruar edhe me botime, si më poshtë:

Sesion Shkencor në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë” kushtuar 90-vjetorit të lindjes së filozofit francez Michel Foucault, me temë: “Filozofia postmoderne e Michel Foucault ”, i zhvilluar dt.18.11.2016.  Departamenti i Shkencave Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane, në vitin e katërt të organizimit të sesioneve shkencore në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë”, vlerësoi si fushë me interes kërkimi filozofinë postmoderne. Në këtë sesion u paraqitën 12 kumtesa nga studjues dhe kërkues të departamentit si edhe nga universitete të vendit dhe të rajonit.

Konferenca e I Ndërkombëtare ˝Probleme të didaktikës në Shkencat Humane˝, 6-7 Nëntor 2015 ,Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, në bashkëpunim me, Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Filozofisë, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë dhe Fakulteti  i Shkencave Sociale, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, organizon Konferencën e I Ndërkombëtare me temë: “Probleme të Didaktikës në Shkencat Humane”. Në këtë  konferencë u paraqitën 54 kumtesa me kontributin e 85 autorëve, pjesëmarrës nga universitete të vendit dhe të rajonit, të cilat prezantuan rëndësinë e didaktikës së shkencave si edhe sollën në vemëndje problematikën që ndeshet në shkollën e ditëve të sotme. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe në pesë sesione paralele: Sesioni i Filozofisë, Sesioni i Sociologjisë, Sesioni i Psiko-Pedagogjisë, Sesioni i Gjuhësisë dhe Sesioni i Kujdesit Infermieror. Punimet e prezantuara në këtë konferencë u botuan në përmbledhjen e konferencës “Probleme të didaktikës në shkencat humane”. 

Simpoziumi shkencor kushtuar "Jetes dhe vepres letrare te Sterjo Spases" ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes, në 30.05.2014. Në këtë simpozium morrën pjesë studiues nga disa universitete në vend si dhe studiues, shkrimtarë dhe autoritet shtetërore nga Maqedonia dhe Bullgaria.

Simpoziumi shkencor: “Didaktika e shkencave”, datë 13.12.2013, u organizua nga Fakulteti i SHNH. Në këtë  simpozium u referuan 32 punime shkencore, të pedagogëve të fakultetit por dhe dhe të Universiteteve të tjera të vendit. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe 3 seanca paralele: Shkencat Humane, Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shëndetësore.

 Seminar me temë: "Roli dhe rëndësia e filozofisë në ditët e sotme" mbajtur në  datë 19.11.2013, në ambientet e amifiteatrit në “Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane”, u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale. Pedagogë të Filozofisë të departamentit referuan mbi rëndësinë e filozofisë në formimin e individit, dhe bënë “apel” për “ridimensionimin” e saj në kurrikulën e arsimit parauniversitar.

 Simpozium Shkencor  me temë: “Soren Kierkegardi-filozofi që na bën të kuptojmë jetën tonë”, ditën e enjte, në datë 02 maj 2013. Në këtë aktivitet, u prezantuan 10 punime në fushën e filozofisë krahasuese, në fushën e filozofisë analitike e të modeleve të filozofive personale apo profesionale të jetës, nën optikën e mendimit filozofik të Kierkegaardit, etj; të studiuesve dhe kërkuesve vendas dhe të huaj. Në këtë simpozium u realizua bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Departamentet përkatëse të Shkencave Sociale, si dhe me ambasadën Daneze në Shqipëri, (Tiranë).

Stafi akademik i FSHNH-së ka qënë mjaft aktiv në pjesëmarrje me referime dhe prezantime në konferenca të organizuara në Fakultetet e Universitetit të Korçës, por dhe në konferenca të zhvilluara brenda dhe  jashtë vendit.

 

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet