LAJMËRIME

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është miratuar Qendra e Zhvillimit të Provimit të Gjuhës Greke. Provimi për njohjen e gjuhës greke certifikohet nga Qendra e Gjuhës Greke (ΚΕΓ - Κεντρο Ελληνικης Γλωσσας, Selanik), si një nga dhjetra qendrat e certifikimit së gjuhës greke të shpërndara në Evropë.

Kjo qendër, e themeluar në vitin 1994, mbikqyret nga Ministria e Edukimit, Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë dhe njihet si një nga institucionet për njohjen e gjuhës greke ndërkombëtarisht dhe përjetësisht (provimi nuk ka nevojë të rinovohet).

Njohja e gjuhës greke do të certifikohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli elementar (A1) deri në atë më të përparuar (C2).

Kështu, p.sh., zotërimi i certifikatës B2, u jep mundësinë të interesuarve të regjistrohen për të ndjekur studimet në një institucion të arsimit të lartë kudo në shtetin grek, ose zotërimi i certifikatës C2 u jep mundësinë të interesuarve të punësohen në një institucion të Arsimit të Lartë në Greqi.

Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës 332, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, nga data 1 shkurt deri më 19 mars 2017, çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 15.00 për të marrë informacionet e nevojshme.

Provimet me gojë dhe me shkrim të gjuhës greke do të zhvillohen nga data 16 - 18 maj 2017.

 

Për udhëzime të nevojshme ose për të parë shembuj të testeve sipas niveleve të kërkuara mund t’i drejtoheni adresës elektronike: http://www.greeklanguage.gr/certification/node/3

Tarifat e pagesave sipas niveleve janë si më poshtë:

Niveli A1 (për fëmijë 8-12 vjeç) 65 euro
Niveli A1 (për adoleshentë dhe të rritur) 65 euro
Niveli A2 65 euro
Niveli A2 (për qëllime speciale) 65 euro
Niveli B1 65 euro
Niveli B2 73 euro
Niveli C1 73 euro
Niveli C2 73 euro

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet