PROJEKTE

TAKIM DYPALËSH NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ CREDIT MOBILITY PROGRAM

PAS NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES NDËRMJET UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETIT TË MAQEDONISË PERËNDIMORE, NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS + PROGRAMME, INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY PËR LËVIZJEN E STUDENTËVE DHE STAFIT TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” DHE TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT, UNIVERSITETI I MAQEDONISË PERËNDIMORE, DITËN E MËRKURË, DATË 30. 09. 2015, NË FOLLORINË, U ZHVILLUA NJË TAKIM DYPALËSH PËR TË DISKUTUAR HAPAT KONKRETE QË DUHEN NDËRMARRË PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT.

NË TAKIM MORËN PJESË REKTORI I UNIVERSITETIT TË MAQEDONISË PERËNDIMORE, PROF. ANTONIOS TOURLIDAKIS, DEKANI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT TË KËTIJ UNIVERSITETI, PROF. PETROS KARIOTOGLOU,  ZV. REKTORJA E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, DR. BENITA STAVRE, DEKANI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, PROF. DR. ALI JASHARI, SI DHE KOORDINATORËT E PROJEKTIT NGA TË DY FAKULTETET.

NË TAKIM U DISKUTUA PËR ASPEKTET KONKRETE TË ORGANIZIMIT DHE MENAXHIMIT TË PROJEKTIT, DUKE I KUSHTUAR VËMENDJE TË VEҪANTË NJOHJES (EKUIVALENTIMIT) SË KREDITEVE, PËRCAKTIMIT TË KRITEREVE PËRZGJEDHËSE, MENAXHIMIT TË FONDEVE, SI DHE PERIUDHAT E LËVIZJES SË STUDENTËVE DHE STAFIT TË PËRZGJEDHUR. PO KËSHTU, NGA KOORDINATORËT E PROJEKTIT U BË NJË PARASHTRIM I PËRSHKRIMIT TË RREGULLOREVE MËSIMORE TË TË DY DEPARTAMENTEVE PJESËMARRËSE NË PROJEKT, DUKE I NJOHUR PJESËMARRËSIT ME NDRYSHIMET DHE NGJASHMËRITË NË DISIPLINAT DHE MODULET E OFRUARA NGA TË DY FAKULTETET.

DR. ERINDA PAPA

PËRGJEGJËSE E PROJEKTEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË


LEKTORIUM ME PROFESORËT E UNIVERSITETIT TË BOLONJËS

NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS DEPARTAMENTIT  TË SHKENCAVE TË EDUKIMIT  «GIOVANNI MARIA BERTIN»  TË  ALMA MATER STUDIORIUM -  UNIVERSITETI I BOLONJËS DHE DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT NË  FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TË KORÇËS, DITËN E ENJTE, DATË 11 QERSHOR 2015, ORA 1300 , NË SALLËN E AMFITEATRIT TË FAKULTETIT  U MBAJT NJË LEKTORIUM ME PROFESORËT E  UNIVERSITETIT TË BOLONJËS ME TEMË “METODOLOGJIA E ZBATIMIT TË DIDAKTIKËS PËR EDUKIMIN GJITHËPËRFSHIRËS” 

FOLËS KRYESORË: PROF. ROBERTO DAINESE DHE PROF.FEDERICA ZANETTI . 

NË LEKTORIUM ISHIN TË PRANISHËM PEDAGOGË NGA FAKULTETE TË NDRYSHME TË UNIVERSITETIT,  STUDENTË, MËSUES TË INTERESUAR NË FUSHËN E ARSIMIT GJITHËPËRFSHIRËS ETJ.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet